Në rrjetet sociale është publikuar një video ku dallohet një polic që konfliktohet me grushte një pushues në Shëngjin. Pas publikimit të videos së parë u komentua gjatë sjellja e policit, por publikimi i një tjetër video më vonë, sjell një të vërtetë krejt ndryshe mbi ngjarjen.

Në videon e dytë tregohet qartë se nuk ishte polici zanafilla e sherrit, por familja e pushuesit nga Italia.

Shkak i incidentit është bërë një parakalim i gabuar nga drejtuesi i mjetit, i cili kishte ardhur me familjen nga Italia për të kaluar pushimet në Shqipëri. Polici i cili ndodhej në krye të detyrës i ka kërkuar menjëherë që të hapte krahun dhe të ndalonte makinën, por shoferi zgjodhi të kundërtën, duke i dhënë gaz makinës dhe duke i shkelur këmbën punonjësit të policisë.

Veprimi i shoferit ka bërë që efektivi i policisë të humbasë qetësinë. Ai ka thyer xhamin e automjetit dhe i ka kërkuar të zbresë nga makina duke e nxjerrë me dhunë prej andej. Kjo ka sjell edhe përplasjën mes efektivit të policisë dhe drejtuesit të mjetit. Polici ka thirrur menjëherë përforcime, por deri në ardhje të tyre, debati ka denigruar në dhunë fizike me shqelma dhe grushte nga të dyja palet.

Video e mëposhtme sjell edhe dinamikën e plotë të ngjarjes, për të cilën nuk ka akoma një reagim zyrtar nga policia.