SHENGJIN - Përmbytjet e ditëve të fundit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale tek banorët e Shëngjinit, të cilët kanë ngritur zërin që të gjendet një zgjidhje e menjëhershme, në mënyrë që kjo situatë të mos përsëritet.

Shqetësimi i tyre i vazhdueshëm dhe i përvitshëm nuk mori asnjëherë zgjidhje dhe kjo bëri që vetëm në harkun kohor të një muaji, shtëpitë të përmbyten dy herë, e për pasojë shkatërroi çdo orendi shtëpiake.

Nga ana tjetër kreu i komunës së Shëngjinit Salvador Kaçaj, është munduar të justifikohet sërish duke deklaruar se krahas verifikimit të dëmeve do të nisë hartimi i një projekti që do të zgjidhë përfundimisht këtë gjendje.

Banorët dhe bizneset në Shëngjin janë përmbytur dy herë në një periudhë kohe të shkurtër, duke shkaktuar dëme të kosiderueshme për ta dhe gjithçka ka ndodhur vetëm nga ndërtimet e kryera pa kriter mbi kolektorët shkarkues.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)