Plazhi i Shëngjinit, një nga zonat turistike më të frekuentuara nga turistët ndër vite, këtë sezon ka konstatuar një numër më të ulët pushuesish. Ndonëse jemi në pikun e sezonit turistik, një gjë e tillë ka ndikuar negativisht për bizneset, ndërsa janë shtuar shërbimet dhe çmimet nuk janë rritur. Operatorët turistik shprehen se moti i paqëndrueshem si dhe kriza ekonomike ka ndikuar në këtë drejtim.
Sivjet ka qenë puna shumë dobët. Se njerëzit s’kanë lekë. Plazhi i Shëngjinit ka një rënie me 20%. Ndoshta ka ndikuar moti në rajon. S’ishim përgatitur për këtë. Ishim përgatitur të kishim më shumë klientë.
Sadik Beqiri dhe Dritan kondakçiu, Operatorë turistik
Turizmi duket se po penalizohet edhe nga dy faktorë të tjerë, mungesa e punonjësve profesionistë dhe ofertat e munguara të guidave turistike.
Numër kaq i ulët pushuesish nuk është konstatuar prej 10 vitesh në zonën turistike të Shëngjinit, ndërsa pavarësisht interesimit, Bashkia e Lezhës nuk e ka komentuar këtë situatë.
Duhet pun shum. Keni shum difekte.
PërgjigjuIku Koha e turistave Patriot , duhet te punosh fort ti mbash pushuesit ,
Përgjigju