Shëngjin, zjarret dhe moti i keq
dhanë ndikim negativ në turizëm

Shëngjin, zjarret dhe moti i keq<br />dhanë ndikim negativ në turizëm
Moti i paqëndrueshëm dhe zjarri që përfshiu malin e Shëngjinit gjatë verës kanë ndikuar negativisht në mbarëvajtjen e sezonit turistik në këtë zonë.
 
Zjarret e rëna gjatë muajit gusht bënë që shumë turistë ta largoheshin, megjithëse ndërhyrja e forcave zjarrfikëse dhe e helikopterëve të ministrisë së mbrojtjes bëri të mundur lokalizimin në një kohë rekord të tij.
 
Sipas operatorëve turistikë në Shëngjin, këto dy faktorë kanë ndikuar në uljen me 20% të numrit të turistëve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
 
Ata deklarojnë se këtë vit sezoni është mbyllur shumë më heret se vitet e shkuara, pasi fillimi i muajit shtator nisi reshje të dendura shiu.
 
Në krahasim me vitin e kaluar këtë vit kemi pasur më pak pushues në masën 20%. Kjo ka ardhur për dy shkaqe si: Zjarret në pyje dhe moti i paqëndrueshëm. Turistët na u larguan pasi kishin frikë dhe njoftoheshin për situatën nga pushuesit që ishin me pushime në Shëngjin” tha një nga operatorët.

Ndërsa një tjetër theksoi se, “Edhe zjarri ka dhënë ndikim, pasi turistët kanë qenë të frikësuar, prandaj mendoj se duhen marrë masa për vitin tjetër për të shtuar turistët. Duhen marrë masa për infrastrukturën por edhe masat kundër zjarreve

Një tjetër problem sipas operatorëve janë edhe kafshët e rrugës, të cilat leviznin lirshëm në shetiroren e Shëngjinit dhe krijonin panik tek pushuesit.
 
Operatorët turistike bëjnë thirrje që të merren masa që vitin e ardhshëm të mos përsëritën problematika të tilla.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

JD Vance hedh votën në Cincinnati: Shpresoj të shkoj mirë për mua dhe Presidentin Trump

JD Vance hedh votën në Cincinnati: Shpresoj të shkoj mirë për mua dhe Presidentin Trump