SHËNIM: Bamir Topi, një leksion morali falas

SHËNIM: Bamir Topi, një leksion morali falas

Shumëkush u habit një ditë më parë, kur emri i Bamir Topit u bashkëngjit krahas partive të tjera në koalicionin e Partisë Demokratike.

Jo se do të ishte ndonjë dramë e madhe kthimi i tij në partinë për të cilën ka kontribuar për vite me radhë, por duke parë historinë e tij të viteve të fundit me ata që e drejtojnë PD-në, rikthimi i tij dukej i çuditshëm.

Kjo, duke qenë se Sali Berisha, njeriu që ende drejton në hije PD-në sot, e kishte cilësuar atë si “horr bulevardi”, që donte ta rrëzonte nga pushteti bashkë me “laviren” Ina Rama dhe Edi Ramën.

Vetë Topi, ishte shprehur disa herë se nuk mund të bashkëpunonte me PD-në, për sa kohë kjo parti është nën kthetrat e familjes Berisha.

Ndaj kur u formalizuar bashkëpunimi i partisë së tij me PD-në e Bashës dhe Berishës, në rrjet pati zemërim. Dhe më të drejtë.

Por, që në orët e para të së enjtes, pak pasi FRD ishte bërë pjesë e koalicionit të PD, Bamir Topi, në një mesazh të shkurtër dërguar për redaksinë e TemA, shprehej se nuk duhej të nxitonim për të nxjerrë përfundime.

Pas disa orësh, ai lajmëroi zyrtarisht largimin nga drejtimi i FRD-së.

Topi nuk i ka sqaruar ende arsyet e dorëheqjes, por nga ajo që kuptohet, është e qartë se marrëveshja për koalicion me PD-në, është firmosur pa miratimin e tij.

Ndaj dhe ka vendosur të largohet, duke u distancuar nga kjo marrëveshje.

Ndoshta Bamir Topi nuk mund të jetë politikani i pëlqyer nga të gjithë, pasi shpesh është kritikuar, sidomos kur ishte president, se “fliste me heshtjen e tij”, por me aktin e tij, ai dha një leksion morali për politikën shqiptare.

Atë që nuk mund ta lëpish atë që ke pështyrë.

Ashtu siç ka ndodhur këto tridhjetë vite me politikanët tanë, që në mëngjes çfarë nuk thonë për njëri-tjetrin, dhe në darkë pastaj bëjnë marrëveshje-mjafton këtu të kujtojmë marrëdhënien dashuri-urrejte të Berishës e Metës, që i kanë çuar edhe policinë njëri-tjetrit dhe kanë thënë akuzat nga më monstruozet, apo Metën e Ramën.

Prandaj, thjesht dhe vetëm për këtë akt, Bamir Topi duhet vlerësuar.

Sepse ndonjëherë, edhe një gjest i thjeshtë si dorëheqja, flet më shumë se çdo gjë tjetër./Tema

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Veri: 25/02/2021 20:26

    Bravo topi,,thyeha brinjet malokeve te PD....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Trafikonin emigrantë duke i ndihmuar për të kaluar kufirin, arrestohet një 53-vjeçar nga Kukësi

Trafikonin emigrantë duke i ndihmuar për të kaluar kufirin, arrestohet një 53-vjeçar nga Kukësi