ATHINË, 29 qershor /ATSH-AFP/ - Bankat kanë ulur "perdet" e tyre, tregtarët presin klientët dhe punonjësit e tyre shpresojnë të paguhen ... Sot, me vendosjen e një kontrolli të kapitaleve, një javë e pazakontë ka nisur në Greqi, ku ekonomia është tradicionalisht e bazuar në paratë likuide.
Ndërprerja spektakolare e negociatave me Athinën këtë fundjavë i ka dhënë krizës greke një kthesë dramatike dhe të pazakontë. Duke reaguar për njoftimin e papritur të kryeministrit grek, Aleksis Cipras, për një referendum që do të zhvillohet të dielën për planin e ndihmës financiare të propozuar nga kreditorët, zona euro ka vendosur për të mos zgjatur ndihmën për vendin duke rrezikuar falimentimin e tij.
Pas kësaj, shfaqet skenari i zi për një dalje të mundshme nga zona euro. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e papërkulur për përpjekjet e kërkuara për Athinën, e lidhi sot referendumin me mbajtjen e vendit në zonën euro duke propozuar pritjen e rezultateve para një vazhdimi të mundshëm të negociatave.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel konfirmoi sot se dështimi i euros do të ishte dhe dështim i Evropës duke bërë thirrje për kompromis ndërkohë që rreziku për një dalje të Greqisë nga monedha unike është i ulët.
"Nëse euro dështon edhe Evropa dështon", deklaroi kancelarja para përfaqësuesve të partisë së tij konservatore në Berlin, në fjalimin e parë pas dështimit të negociatave në Bruksel mes Greqisë dhe kreditorëve.
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, nisi një luftë për "po"-në duke bërë përpjekje për të bindur grekët për të mos i kthyer shpinën euros në momentin kur vendit të tyre, në buzë të greminës, i është dashur të mbyllë bankat.
Bursat evropiane janë mbyllur të gjitha në rënie, të destabilizuara nga zhvillimet e reja të kësaj krize.
"Porta mbetet e hapur për negociatat me Greqinë pavarësisht ndërprerjes së diskutimeve në fundjavë", theksoi drejtuesi i Eurogrupit Jeroen Dijsselbloem duke shtuar se ishte ende e pranueshme për të shmangur një "Grexit".
Presidentët francez dhe amerikan, François Hollande dhe Barack Obama kanë rënë dakord për të koordinuar përpjekjet e tyre për favorizimin e rifillimit të bisedimeve mbi krizën greke, gjatë një bisede telefonike, bëri të ditur rrethi i presidentit francez.
"Ata ranë dakord për koordinimin e përpjekjeve të tyre për favorizimin e rifillimit të diskutimeve duke mundësuar zgjidhjen sa më shpejt të zgjidhjes së krizës dhe për të siguruar stabilitetin financiar të Greqisë", deklaroi i njëjti burim.
"Referendumi nuk do të jetë një ndeshje e komisionit evropian kundër Ciprasit, por e euros kundër dhramisë. Është zgjedhje", shkroi në një mesazh në rrjetin social Twitter, kryeministri italian, Matteo Renzi.
Sipas një sondazhi nga "Kapa research" realizuar para njoftimit të referendumit, 47,2 për qind e grekëve janë për një marrëveshje dhe 33 për qind kundër, 19,8 për qind nuk janë shprehur.
"Propozimi i bërë për Greqinë nga kreditorët dhe që do t'i nënshtrohet referendumit nuk është një paketë masash shtrënguese të paarsyeshme", theksoi Jean-Claude Juncker.
"Nuk ka ulje pagash në këtë paketë, nuk ka ulje pensionesh", deklaroi ai duke konfirmuar se Komisioni Evropian ka këmbëngulur për për shumë drejtësi sociale në disa masa të diskutuara mes Athinës dhe kreditorëve.
"Do t'i kërkoj popullit grek të votojë "po" në referendum", theksoi Juncer. Një jo në referendum do të thotë "jo Evropë".
Kreu i Komisionit Europian Jean Claude Juncker e sulmoi ashpër qeverinë greke duke thënë se ndihej i tradhëtuar nga egoizimi i treguar prej Athinës në bisedimet e dështuara të borxhit.
Prej mëngjesit të së hënës, me një vendim të qeverisë greke, të gjitha bankat e vendit nuk janë hapur dhe do të mbeten të mbyllura deri në 6 korrik, një ditë pasi të zhvillohet referendumi. Vendimi përfshin bankat greke dhe të huaja në Greqi.
Prej mëngjesit të së hënës, me një vendim të qeverisë greke, të gjitha bankat e vendit nuk janë hapur dhe do të mbeten të mbyllura deri në 6 korrik, një ditë pasi të zhvillohet referendumi. Vendimi përfshin bankat greke dhe të huaja në Greqi.
Prej mëngjesit të sotëm, me një vendim të qeverisë greke, të gjitha bankat e vendit nuk janë hapur dhe do të mbeten të mbyllura deri në 6 korrik, një ditë pasi të zhvillohet referendumi. Vendimi përfshin bankat greke dhe të huaja në Greqi.
Gjithsesi, sipas udhëzimeve nuk do të kenë problem shkëmbimet bankare elektronike, ato me përdorimin e kartave të kreditit dhe debitit, si dhe mënyrat e pagesave nëpërmjet "web banking" dhe "phone banking". Edhe "prepaid cards" mund të përdoren deri në limitin e caktuar që ekzistonte deri para urdhërit për mbylljen e bankave.
Prej sot qytetarët do të mund të tërheqin në të gjitha ATM-të deri në 60 euro në ditë, pra 1800 euro në muaj. Turistët e huaj mund të përdorin normalisht kartat e tyre, nëse ato janë dhënë nga bankat e huaja.
Ndërkohë, bëhet e qartë se mbyllja e bankave nuk ka të bëjë aspak me pasigurinë e depozitave për të cilat thuhet dhe theksohet se janë të sigurta dhe nuk kanë asnjë problem, pasi janë të mbrojtura me vendim të BQE-së./
/ec/












