75 minuta për të fluturuar nga Milano në Rinas dhe gati 120 minuta për të shkuar nga Rinasi në Tiranë! Një radhë e pafund dhe e palëvizshme makinash. 

Më e keqja është se pak ditë më parë një ministër kishte inauguruar "rrugën e re për në aeroport" sipas të cilës ''rruga e re krijon një unazë qarkulluese në Aeroportin e Rinasit duke lehtësuar të gjithë trafikun''.

Por çfarë rruge e re!

Vëtëm një devijim prej rreth 300 metrash i cili në asnjë mënyrë nuk e zgjidh makthin e këtij brezi të ngushtë asfalti që pretendon të lidhë aeroportin e madh ndërkombëtar Nënë Tereza me kryeqytetin.