Shënimet e Enverit për tufëzimin:
Ku janë 224 mijë kokë bagëti?

Ish-drejtori i Arkivave në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi ka publikuar në Facebook një dokument të rrallë nga shënimet e diktatorit Enver Hoxha për ecurinë e procesit të tufëzimit të bagëtive. 

Në raportin që i është dërguar nga Ministria e Bujqësisë, ish-lideri komunist ngre pikëpyetje (pjesa me stilolaps në dokument) për ritmet e tufëzimit, pasi në raportin e ministres Themie Thomai thuhet se janë tufëzuar 567 mijë kokë bagëti të imta, nga 791 mijë, ndërsa mungojnë 224 mijë kokë bagëti. Sakaq, vërejtje ka pasur edhe sa i takon tufëzimit në zonat fushore si dhe përqindjet e realizimit në rrethet Dibër, Kukës dhe Fier, apo dhe për dëmtimin e disa krerëve lopë në Elbasan dhe Krujë.
shenimet e enverit
(Me stilolaps, shënimet e Enver Hoxhës në raportin për tufëzimin)

Postimi i plotë i Kastriot Dervishit:
1982/Shënimet e diktatorit për ritmet e tufëzimit

Më 2.2.1982 ministrja e bujqësisë, Themie Thomai, i dërgoi Enver Hoxhës një raport mbi ecurinë e tufëzimit. Sipas këtij raport, mbi bazë të regjistrimit të bagëtive të datës 1.1.1981, nga 791 mijë kokë bagëti të imta ishin tufëzuar 567 mijë.

Diktatori shënon i habitur pse nuk ishin tufëzuar ende 224 kokë bagëti. Ka edhe shënime të tjera. Deri në fund mbeti i vendosur për t’i marrë shpirtin popullit që e duartrokiste verbërisht. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet