Shenjat e horoskopit që nuk mund të heqin dorë nga e kaluara

Shenjat e horoskopit që nuk mund të heqin dorë nga e kaluara

Ka disa njerëz që jetojnë me kujtimet e tyre. Ata qëndrojnë të mbërthyer në të kaluarën dhe nuk reshtin së menduari për të kaluarën.

Gaforrja

Kohët e këndshme që kanë kaluar, udhëtimet, shëtitjet, takimet me të dashurit e tyre, por edhe gjërat që mund të kishin bërë, u vërshojnë në mendje, duke i penguar Gaforret të shijojnë të tashmen. Pavarësisht se sa mirë mund të jetojnë tani, diçka do t'i tërheqë gjithmonë prapa. Ata nuk harrojnë pothuajse asgjë dhe  vazhdimisht krahasojnë të kaluarën me të tashmen.

Peshorja

Nëse i përkisni kësaj shenje, atëherë e shkuara nuk mbetet vetëm në mendimet tuaja, pasi bini lehtësisht në grackën e keqardhjes dhe fajit. Sigurisht, nuk ju ndihmon as fakti se në vend që të përballeni me problemet preferoni që t’i mbyllni në vetvete duke preferuar që mos t'i zgjidhni ato.

Virgjëresha

Obsesioni juaj me detajet mund të konsiderohet pozitiv në disa raste, por jo aq shumë në këtë rast. Analiza juaj shkon përtej kufijve kur bëhet fjalë për të kaluarën, pasi ju "ngecni" në diçka dhe nuk ndaloni së foluri për të. Ju krijoni skenarë në kokën tuaj për atë që mund të kishit thënë ose bërë, duke humbur kështu energjinë tuaj.

Akrepi

Ndryshe nga Gaforret, Akrepat janë të mbërthyer vetëm në gjërat e këqija të së kaluarës. Gjithçka e keqe që u ka ndodhur rrotullohet rreth mendjes së tyre dhe kërkojnë një mënyrë për t'u hakmarrë ndaj atyre që e kanë shkaktuar. Ata e kanë të vështirë të heqin dorë nga diçka, veçanërisht nëse ajo i lëndon.

Ujori

Ujorët nuk duan të jetojnë në të kaluarën, por mendimet e tyre nuk i lënë të qetë. Ata gjithmonë mendojnë se gjërat ishin më të mira dikur. Megjithatë duhet të kenë parasysh që momentet që kanë kaluar nuk do të kthehen më dhe ndoshta nuk do të përjetojnë më diçka kaq të bukur.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Çiljeta merr dronin e parë, përlotet nga surpriza emocionuese e Albanit

VIDEO/ Çiljeta merr dronin e parë, përlotet nga surpriza emocionuese e Albanit