Shënohet viktima e tretë
nga virusi i gripit në Shqipëri 

Shënohet viktima e tretë<br />nga virusi i gripit në Shqipëri 
TIRANË-Një 73-vjeçare ka humbur jetën mbrëmjen e kësaj të mërkure si pasojë e virusit të gripit. Viktima është një grua me inicialet Z.R nga qyteti i Kukësit.
 
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se 73-vjeçarja ka ndërruar jetë në Spitalin Universitar ‘’Shefqet Ndroqi’’, në Tiranë.
 
E moshuara është shtruar në spital me datën 8 janar me diagnozën “Tromboemboli Pulmonare Bilaterale, SPOK, stadi i katërt”, njofton ministria e Shëndetësisë. Pas analizave nga ISHP ka rezultuar se e moshuara ishte prekur nga virusi i gripit të stinës AH3N2.
 
Ky është rasti i tretë i konfirmuar pas dy rasteve të raportuara në datën 5 janar.

Kujtojmë se dy viktimat e tjera humbën jetën po ashtu në Spitalin Universitar ‘’Shefqet Ndroqi’’.

Ministria e Shëndetësisë bëri më dije se dy të moshaurit vuanin nga sëmundje kronike, por që prekja nga virusi i gripit ka bërë që gjendja shëndetësore e tyre të përkeqësohej akoma edhe më shumë duke mos mundur që ata të mbijetojnë.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike