Superliga turke e futbollit mbylli raundin e 15-të. Sulmuesi i Kombëtares, Ernest Muçi shënoi dy gola duke i dhënë fitoren 1-2 ekipit të tij Trabzonspor, në fushën e Goztepe.

Golat dhe paraqitja fantastike kanë bërë që Muçi të jetë mes 11 më të mirëve të raundit të 15-të në Superligën e Turqisë, kjo sipas "SofaScore". Mes më të mirëve janë edhe emra si Milan Skriniar i Fenerbahces dhe Victor Osimhen i Galatasaray. Në mbrojtje bie në sy Fidan Aliti, ish-futbollisti i Skënderbeut.

Falë formës së Muçit, Trabzonspori me 34 pikë mban vendin e dytë në renditje, vetëm dy pikë më pak se kryesuesit e Galatasaray.

Ernest Muçi në formacionin e javës së 15-të në Superligën turke të futbollit