TIRANE - Sulmuesi shqiptar Hamdi Salihi i ka dhënë fitoren ekipit të tij Jiangsu Sainty në minutën e 93’ duke u bërë sërish protagonisht. Goli i shkodranit erdhi në minutat shtesë të takimit ku pas një krosimi në zonën e rreptësisë, sulmuesi shkodran godet me armën e tij më të fortë me kokë dhe çon topin në rrjetë. Salihi ngjitet ne kuotën e 6 golave në kampionatin kinez, ndërsa ekipi i tij ndodhet në vendin e tetë të renditjes.
Pas ndeshjes, sulmuesi shkodran pritet të udhëtoj menjëherë drejt Tiranës për t’ju bashkuar Kombëtares në prag të ndeshjes së 7 qershorit kundër Norvegjisë në Tiranë. Kujtojmë se ishte pikërisht Salihi ai që i dha atë fitoren e madhe në muajin mars, Shqipërisë në Oslo.
Goli me ekipin e etij në Kinë në prag të ndeshjes me Norvegjinë është një ogur shumë i mirë për De Biasin dhe të gjithë kombëtaren, pasi aktualisht sulmuesi ynë kryesor po kalon një formë shumë të mirë pas problemeve që kishte në Amerikë.
Salihi do të jetë titular I padiskutueshëm i Shqipërisë përballë ekipit nordit, De Biasi është në dyshim përsa i përket partnerit të tij në sulm. Në balotazh janë Bogdani, Sadiku dhe Cani. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që të luajmë vetëm me një sulmues përballë nordikëve.
Salihi edicionet e fundit ka realizuar gjithmonë një paraqitje shumë të mirë me kombëtaren edhe kur nuk ka qenë në formë shumë të mirë me ekipin e tij. Të gjithë luten që përballë Norvegjisë të përsëritet ndeshja e parë në Oslo me të njëjtin protagonist që vjen euforik nga Kina.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 02.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com