Në një kohë që vendi ynë po përballet me pandeminë e koronavirusit, Spitali Rajonal i Shkodrës kërkon shkurtimin e stafit spitalor.
Mësohet se ky spital ka kërkuar shkurtimin nga puna të 25 punonjësve laborantë për shkak se ky shërbim është dhënë me koncesion.
Report Tv mëson se kjo kërkesë është bërë një ditë më parë gjatë një mbledhje të organizuar nga operatori i shërbimeve të kujdesit shëndetësor.
Në këtë mbledhje ka qenë i pranishëm dhe kreu i Sindikatës së Punonjësve të Shëndetësisë.
Sipas procesverbalit të mbledhjes, 25 punonjësve të laboratorëve në spitalin e Shkodrës u është kërkuar të pranojë dorëheqjen, por ata kanë refuzuar një fakt të tillë.
Kjo kërkesë është bërë me justifikimin se koncesionari, në momentin e ardhjes së tij, do i ketë me përparësi për punësimin e tyre, por kjo nuk i ka bindur punonjësit. Report Tv ka siguruar dhe dokumentin mbi relacionin e mbledhjes dhe listën e emrave të punonjësve që është kërkuar shkarkimi.
laborante (1).jpg" style="height:960px; width:720px" />