Mjeku Tritan Kalo ka ndarë një mesazh falenderimi që ambasadori Soreca i ka shprehu publikisht atij një ditë më parë ku në QSUT u dhuruar nga BE një skaner që do të ndihmojë në zbulimin e COVID. Sipas Kalos, mësohet që ambasadori Soreca të jetë shprehur se ai ka kaluar një formë të rëndë të COVID dhe se është mjekuar nga vetë mjeku Tritan Kalo, të cilin ambasadori e falënderon për përkujdesjen që ai ka treguar. Kalo është emocionuar nga ky vlerësim duke e cilësuar si vlera civilizuese të Demokracisë Perëndimore. Vlerësimi publik i ambasadorit ndodhi pas largimit të mjekut Kalo nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.
" Kohë kovidiane....11.03.2021....Në mjediset e Shërbimit të Imazherisë në QSUNT, dje u inaugurua një dhuratë e re BE-së për Shëndetësinë tonë Publike, një CT-Scanner i gjeneratës më të fundme në vlerë 700.000 Euro...Në fjalën e tij me këtë rast Ambasadori i BE-së Luigi Soreca, mes të tjerave u shpreh se: “Më lejoni t’ju them se personalisht kalova një formë të rëndë të Covid-19, dhe u mjekova këtu në Shqipëri. Më lejoni të falenderoj në emër të BE-së dhe timin personal, Profesor Kalon, i cili si mjek personal më ndoqi me shumë miqësi përgjatë kësaj periudhe mjaft të vështirë.”.....Fjalë zëmre të cilat shprehin njëkohësisht edhe vlerat civilizuese të Demokracisë Perëndimore...Ju jam mirënjohës Ambasador Soreca për vlerësimin tuaj ndaj Punës, Përkushtimit dhe Profesionalizmit tim.... Together forever", shkruan mjeku Kalo në Facebook.