Një konflikt i rëndë familjar ka përfunduar në dyert e Prokurorisë në Fier, pasi një burrë 39 vjeç dhe dy djemtë e tij 19 dhe 17 vjeç, dyshohen të kenë ushtruar dhunë ndaj një gruaje 43 vjeçare dhe vajzës së saj të mitur.
Pas përplasjes, rasti ka përfunduar në Prokurori, ku ndaj babait dhe dy djemve është nisur hetimi penal për ushtrim dhune.
Materialet procedurale janë referuar për ndjekje të mëtejshme në Prokuroria e Fierit.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit: -L. O., 39 vjeç, O. O., 19 vjeç dhe për një 17-vjeçar (babai dhe dy djemtë), pasi kanë ushtruar dhunë ndaj shtetases L. M., 43 vjeçe (motra e shtetasit L. O.) dhe vajzës së saj të mitur; Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Komente











