Jamarbër Malltezi drejtor i Departamentit të Mjedisit në PD dhe njëherësh dhëndër i ish-Kryeministrit Sali Berisha është konfliktuar fizikisht me deputetin socialist Taulant Balla.
Nga informacionetbëhet e ditur se, incidenti ka ndodhur në aeroportin “Leonardo da Vinçi” të Romës mbrëmë teksa Jamarbër Malltezi ishte i shoqëruar me bashkëshorten, Argita Berisha dhe vajza e tyre, ndërsa Taulant Balla ka qenë i vetëm.
Deputetit Balla pretendon se Jamarbër Malltez e ka goditur në fytyrë dhe ka fyer duke i shkaktuar atij edhe shenja në fytyrë.Në incident ka ndërhyrë edhe policia italiane duke shoqëruar Malltezin dhe bashkëshorten deri tek avioni për të shmangur çdo lloj incidenti tjetër të mundshëm.
Menjëherë pas ngjarjes, me të mbërritur në Rinas, Taulant Balla është pritur nga një grup efektivësh policise të cilët ishin lajmëruar më parë për incidentin dhe prej aty ka bërë denoncimin. Nga ana e saj policia i ka shoqëruar të gjithë personat e përfshirë në këtë incident.
Fillimisht Jamrarbër Maltezi ka refuzuar që të dëshmojë në lidhje me konfliktin që ka ndodhur mes tyre, me pretendimin se çështja është politike.
Gjatë dëshmisë në polici, Jamarbër Malltezi ka thënë se u provokuan, ndërkohë që Balla ka thënë se, e kanë goditur për shkak të detyrës.
Pas shoqërimit në polici, Malltezi e Berisha kanë pyetur nëse janë të ndaluar, por oficerët e policisë iu kanë thënë se ishin shoqëruar për shkak të kallëzimit që Balla ka bërë ndaj tyre.
Pas marrjes së dëshmive, çështja tashmë i ka kaluar prokurorisë me akuzën “Goditje për shkak të detyrës”.
Pas marrjes së dëshmive dhe kallëzimit nga Balla policia ka dhënë një vendim për kryerjen e një akti mjeko-ligjor për Taulant Ballën.
Lidhur me këtë incident ende nuk ka reagime nga palët, teksa edhe telefonat e dy protagonistëve rezultojnë të mbyllur.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3124
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Frrok Çupi: Rasti i Irena Gjokës si frymë ‘mos e shtro zverkun’ ndaj Berishës
19 Tetor, 18:18
-
E akuzoi se ka marrë 500 mijë euro, gjyqtarja Irena Gjoka kërkesë SPAK: Hetoni deklaratat e Argita Berishës
19 Tetor, 11:30
-
Evi Kokalari: Argita, merr një këshillë miqësore nga unë - rrini në shtëpi me hallet tuaja, shqiptarët s'ju kanë asnjë borxh!
7 Tetor, 18:27
-
DOSJA PARTIZANI / Ja pikat kryesore që familja Berisha kundërshton nga akuzat e ngritura nga SPAK
23 Shtator, 14:50
-
'Shtresë e mesme' por me vila në Europë: Reagimi i Mero Bazes ndaj deklaratave të Argita Berishës
21 Shtator, 15:43
-
Carlo Bollino ironizon familjen Berisha: Përpara më etiketonin si ''fashisto-komunist'', tani jam ''peng'' por njëkohësisht edhe ''anëtar'' i SPAK!! Ata janë komplet në panik, i mirëkuptoj
20 Shtator, 12:27
-
Dosja 500 faqe/ Veç pronave në Shqipëri, Malltezi bleu apartamente edhe në Europë! SPAK zbulon lumë parash të transferuara jashtë shteti dhe të padeklaruara
16 Shtator, 07:11
-
Dosja/ Malltezi dhe Argita paguan 550 mijë € për gjyqet e Berishës ‘non grata’, 52 mijë € për Shkëlzenin! SPAK tregon pagesat e dhëndrit pasi e favorizoi të privatizonte ish-klubin Partizani
15 Shtator, 07:36
-
Vila perandorake, Doçi: Ish-kryeministri pastrim parash, sot familja më e pasur në Ballkan! Shkëlzeni e Argita sekserë
23 Korrik, 21:40
-
FAKTET PËR SPAK/ Zbulohen 3 lejet e ndërtimit që Sali Berisha firmosi për fshatin turistik ku ka vilën! Ja si Argita transformoi një shtëpi 50m2 në vilën perandorake D5
23 Korrik, 10:51
-
Ekskluzive/ Zbulohen dokumentet që lidhin vilën e Gjirit të Lalzit të Berishës me lejen e ndërtimit që ka firmosur! Ja si mashtroi Argita me deklarimin e pasurisë! Sot faktet e reja në Report Tv
23 Korrik, 07:06
-
Ylli Pata: Rruga e mundimshme e Berishës për të trashëguar pushtetin
24 Qershor, 19:20