Sherr masiv në eventin e madh muzikor në Athinë, moderatorja dhe këngëtarja e njohur mbeten të plagosura

Një sherr masiv ka ndodhur në një event muzikor në Athinë ku si pasojë mbeti e plagosur dhe moderatoja e njohur greke Roula Koromila dhe këngëtarja Elena Paparizou.

Roula Koromila, moderatorja e njohur greke në një foto të publikuar duket e ulur në shkallë duke marrë ndihmën e parë.

Si nisi konflikti

Tensioni është krijuar në podiumin ku për arsye ende të paqarta dy persona kanë nisur duke u shtyrë me njëri tjetrin ndërsa turma ka ndërhyrë për ti ndarë.
Më pas dy personat janë përfshirë sërish në sherr me njeri tjetrin, duke shkaktuar një tjetër ndërprerje. 

Ky episod i dytë ndodhi teksa Ioanna Paliospyrou ishte në skenë dhe do t'i jepte artistes Elena Paparizou cmimin për  baladën më të mirë të vitit, ajo ndodhej në vendet VIP në pritje për të marrë çmimin e saj. 

Në skenë ka qenë edhe Konstantinos Argyros, për të qetësuar gjakrat, ndërsa Paparizou është larguar nga eventi  sepse e ka zënë paniku me atë që ka ndodhur mes dy personava. Asnjë nga artistët nuk doli në skenë, por vetëm kërcimtarët, duke kërcyer nën këngën që do të performonin.

E.K/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë