Sherr masiv në Madrid mes lojtarëve të kombëtares dhe policisë, portieri përfundon në komisariat (VIDEO)

Sherr masiv në Madrid mes lojtarëve të kombëtares dhe policisë, portieri përfundon në komisariat (VIDEO)

Momenti i përplasjes mes futbollistëve dhe policisë

Kombëtarja e Perusë në futboll luan sot një test miqësor me Markoun në Madrid. Përpara ndeshjes ka pasur një incident të rëndë mes disa futbollistëve nga vendi i Amerikës Latine dhe policisë në Madrid. Me të mbërritur në hotelin ku do qëndrojnë, peruanët janë përballur me dhjetra tifozë që kërkonin një foto me ta.

Policia duket se ka marrë në dorë situatën, teksa ka ngatërruar futbollistin Yoshimar Youtun me një prej tifozëve, duke e shtyrë. Kaq ka mjaftuar që futbollistët e Perusë të përlesheshin me policinë, me gardianin Galles që përfundoi në polici.

Portieri Pedro Gallese, është larguar pa asnjë akuzë nga komisariati i Madridit, ku ka dhënë deklarata për shkak të incidentit.

“Konsullata e Përgjithshme e Perusë në Madrid raporton se lojtari Pedro Gallese së fundi ka dalë nga komisariati ku ka dhënë deklarata, pa akuza”, tregon Ministria e Jashtme.

Gallese shkoi në hotelin e kombëtares peruane, e cila pas pak orësh do të luajë miqësoren kundër Marokut. Shtypi peruan mohoi që Álex Valera, Yoshimar Yotún dhe José Carvallo të ishin arrestuar.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja