TIRANË- Një sherr masiv është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Tiranë, në zonën e liqenit, ku të përfshirë kanë qenë 8 të rinj.
Ngjarja ka ndodhur në një parkim, ky 2 makina janë gërvishtur, në rrethana të paqarta, por kjo ka shërbyer si shkak për sherrin, ku mbetën të plagosur 2 persona, për fat të mirë me lëndime të lehta.
Siç shihet në pamje, në vendngjarje kanë qenë edhe uniforma blu të cilët kanë ndërhyrë për të shuar sherrin dhe më pas kanë shoqëruar edhe të gjithë në Komisariat.
“Në lidhje me një video të postuar në rrjete sociale për një konflikt të ndodhur në afërsi të Liqenit Artificial, ju sqarojmë se: Më datë 27.03.2022, në parkingun në administrim nga shtetasi Y. S., janë gërvishur dy mjete të parkuara dhe janë konfliktuar shtetasit Y. S, O. S., I. K., A. S., me shtetasit F. L., Sh. L., E. L., dhe A. L.
Shërbimet e Policisë sapo kanë marrë njoftimin, kanë kaluar menjëherë në vendngjarje dhe kanë shoqëruar palët e konfliktit në komisariat. Gjatë konfliktit janë dëmtuar shtetasit Sh. L. dhe A. L., të cilët pasi kanë marrë ndihmën mjekësore në spital, janë shoqëruar në komisariat. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit”, njofton Policia.
Keshu eshte kur shpellaret zbresin nga malet me gomar dhe behen me makina...
PërgjigjuNje rini qe sillet gjithe diten rrugeve e papune dhe pa interesa me cfare tjeter do te mund te merret vecse me dhune, trafiqe etj etj ...
PërgjigjuDog drog shum shum drog sa drog sa drog hehehehehe Moj rini, rini me nure, ku hedh hapin çelin lule, ç’bukuri.
PërgjigjuVend i degjeneruar jemi. Ai parkim eshte plot me familje. Afganistan.
Përgjigju