Të rinjtë përleshen me sende të forta, dhunohet djali i oficerit të krimeve! Sherri nisi në TikTok, 3 të shoqëruar

Të rinjtë përleshen me sende të forta, dhunohet djali i oficerit të krimeve! Sherri nisi në TikTok, 3 të shoqëruar

Foto ilustruese

Një sherr me sende te forta dhe grushte ka ndodhur mbrëmjen e 28 dhjetorit në Tiranë, ku disa të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Një prej personave të dhunuar mësohet se është djali i një oficeri të krimeve të rënda në Policinë e Shtetit. Ndërsa në sherr është përfshirë edhe djali i një ish-zyrtari të policisë së burgjeve.

Në komisariat janë shoqëruar 3 persona për tu marrë në pyetje. Mësohet se sherri ka nisur për motive të dobëta pas disa debateve që kanë pasur në rrjetin social TikTok.

Fillimisht janë takuar për t'u sqaruar, por nga debatet situata ka dalë nga kontrolli.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Viti i Ri/ 16 persona u dëmtuan nga fishekzjarret! Proda inspekton policët në detyrë

Viti i Ri/ 16 persona u dëmtuan nga fishekzjarret! Proda inspekton policët në detyrë