FIER-Një sherr me thika mes tre të rinjve ka përfunduar me një të vdekur, ndërsa autori është dorëzuar 3 orë pas ngjarjes. Sherri mes adoleshentëve ka ndodhur rreth orës 16:30 minuta në vendin e quajtur ‘Zogu i Zi’ në qendër të qytetit të Fierit, pranë gjimnazit Janaq Kilica.

Viktima Denis Vrenozi
Sipas policisë, të rinjtë fillimisht kanë pasur një debat verbal, ndërsa më pas situata ka agravuar dhe 17-vjeçari F. G. e ka goditur me thikë në zemër Denis Vrenozin, banues në Hoxharë të Vjetër.
I plagosuri u transportua në spitalin e Fierit me urgjencë, por nuk mundi që të mbijetonte si pasojë e plagëve të rënda që mori nga goditjet me thikë në zemër.
Forca të shumta policie nga Komisariati i Fierit dhe nga Sektori për Krimet e Rënda ngritën disa pika kontrolli për të arrestuar autorin, por 17-vjeçari është vetëdorëzuar 3 orë pas ngjarjes.
Ndërkohë që po punohet edhe për identifikimin e adoleshentit të tretë që u përfshi në sherr dhe zbardhjen e motiveve të ngjarjes.
-
kte e vrau hasmi
Përgjigju-
Gjith ai djal me trup u vra nga nje pabuks nje pellemb nga toka
-
-
Nuk janë fundërrina vetëm lalucët fierakë e gjoksgropët vlonjatë, por eshte e gjithë shoqeria. Shoqeria shqiptare del ne demonstratë vetëm për partitë, PER ASGJE TJETER!
Përgjigju-
Avash o lalucet e fierit
-
-
Ngushellime familjes, te behen te forte! Ku jane qytetaret e Fierit, pse nuk organizojne nje tubim masiv kunder dhunes dhe vrasjeve? Edhe pse mund te mos kete ndonje efekt ne uljen e krimit, te pakten percillet mesazhi qe shoqeria i denon keto raste dhe s’i kalon ne heshtje.
Përgjigju-
Sepse dalin në tubim vetëm per partitë qe tu fusin femijet nëpër punra me mik. Per te tjerat shoqeria jonë eshte indiferente deri në bajgëri. Bajga qe hanë, flenë e dhj esin!
-
-
kan shembuj qe ndjekin, stresi qe arrestohet e lirohet mrena dites.
Përgjigju -
O zot i madh cna ndigjojn veshet hiken dy jete per mustaqet e celes.Shohin parlamentaret tane dhe qytetarin e urryer dixhimut dhe e vene ne jete .Mjer Nenat e te dyve se dhe ai qe vrau asht i vdekur ZOTI JU LEHTESOFT DHIMBJEN .
Përgjigju







Komente
Komento