CËRRIK - Dy grupe të rinjsh janë përfshirë në një sherr me thika mesditën e sotme në Cërrik. Nga ngjarja kanë mbetur të plagosur dy vëllezër, Eriold dhe Nexhip Balla 29 dhe 26 vjeç të cilët janë grindur me N.Ç, S.S dhe E.B. Policia sqaron se ka arrestuar në flagrancë njërin prej autorëve të dyshuar konkretisht N.Ç, 28 vjeç, ndërsa është vënë në ndjekje të dy të tjerëve S.S. dhe E.B, të dyshuar si autorë të ngjarjes. Të plagosurit mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Elbasanit.
Njoftimi i policisë:
Cërrik
Informacion paraprak
Policia indentifikon në kohë reale autorët e plagosjes së dy shtetasve.
Policia kap dhe shoqëron një nga autorët e ngjarjes, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim, ku forcat e Policisë vijojnë ndjekjen për kapjen e tyre.
Më datë 26.10.2018, në qytetin e Cërrikut, para një supermarketi, pas një konflikti të çastit mes shtatasve E.B. N.B (vëllezër), dhe N.Ç , S.S, E.B., janë plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasit E.B. 29 vjeç dhe N.B., 24 vjeç, banues në Elbasan, të cilët ndodhen në spitalin e Elbasanit nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Me marrjen e njoftimit shërbimet e Policisë Cërrik kanë ndërhyrë menjëherë duke arrestuar në flagrancë njërin prej autorëve të dyshuar konkretisht shtetasin N.Ç, 28 vjeç. Forcat e Policisë janë vënë në ndjekje të dy shtetasve të tjerë S.S. dhe E.B, të dyshuar si autorë të ngjarjes, ku vijon ndjekja për kapjen e tyre. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.
Sondazhi i ditës:
Presidenti i ri duhet të jetë i PS apo i opozitës?
-
PS
60.6%
-
Opozitës
12.3%
-
Konsensual
27.1%
Vota total: 155
Lajme të tjera
-
Plagosja në Kombinat, AMP: Polici i FNSH Lutfi Gjyli ishte i dehur, qëlloi me armën e shërbimit personin me të cilin po pinte
24 Maj, 13:03
-
Ishte shpallur në kërkim plagosje të rëndë me dashje, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë
19 Maj, 12:08
-
Sherr dy herë brenda ditës në Sarandë/ Arresohet i riu, del nga spitali dhe përplas makinën e 59-vjeçarit, e qëllon edhe me gurë
15 Maj, 11:12
-
Tiranë/ Goditi me sende të forta një 36-vjeçar, shpallet në kërkim aktori i humorit
13 Maj, 11:25
-
Durrës/Sherr mes adoleshentëve, plagoset me thikë në këmbë 15-vjeçari
4 Maj, 09:31
-
Qëlloi me plumb në këmbë Edis Reçajn në Shkodër, lihet në burg 29-vjeçari që u fsheh në hotel pas plagosjes
30 Prill, 13:22
-
Fshihej në një hotel, arrestohet autori i dyshuar i plagosjes së Edis Reçajt në Shkodër (VIDEO)
28 Prill, 08:56
-
Aksident i rëndë në Elbasan, 56-vjeçari përplaset për vdekje! Shoferi largohet nga vendngjarja
26 Prill, 08:48
-
Konflikt për çështje pronësie, plagoset me armë zjarri në këmbë një 46-vjeçar në fshatin Shtiqen të Kukësit! Pas disa minutash ndjekjeje, arrestohet autori (Emrat)
24 Prill, 16:30
-
Sherr mes disa personave për një vajzë jashtë një klubi nate në Sauk, plagoset me armë 39-vjeçari! Shoqërohen 12 persona
7 Prill, 07:53
-
Sherr në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut, plagosen me sende të forta dy persona
27 Mars, 08:54
-
Transformohen blloqet e banimit në lagjen Nr 2 në Cërrik, Gjiknuri: Ogur i mire, investimet po shtrihen përtej qendrës
12 Mars, 19:49