PËRMET-Dy persona janë arrestuar pas një sherri me thika pasditen e djeshme, ku mbeti i plagosur një person. Të arrestuarit janë A.Z. 25 vjeç dhe M.A. 26 vjeç, banues në Përmet.
Sipas policisë, dje në pedonale pas një sherri dy të rinjtë që janë arrestuar goditën disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit V.Xh. 20 vjeç.
I plagosuri u transportua në spitalin e Traumës Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore pas plagëve të rënda.
Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe u sekuestrua thika. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për hetime të mëtejshme.
Neandërtalë egërsira!
Përgjigju