TIRANË- Një 57 vjeçar është plagosur me thikë ditën e  sotme në Tiranë.

Sipas policisë ngjarja ndodhi rreth orës 15:10, në rrugën Rrugën "Kongresi i Manastirit", pas një konflikti mes 57 vjeçarit me inicialet T. K., dhe Arben Lezo, 57 vjeç.

I plagosuri  u dërgua për në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sipas informacioneve paraprake, mendohet se dy personat janë konfliktuar për motive të dobëta me njëri-tjetrin, ku më pas Arben Lezo, i cili u arrestua nga policia, ka nxjerrë thikën duke goditur 57 vjeçarin.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje".
 
Informacioni i plotë i policisë:
Tiranë
 
Plagos me thikë gjatë një konflikti një shtetas, arrestohet në flagranc nga policia
 
Më datë 22.08.2017, rreth orës 15:10, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur njoftim për një konflikt në Rrugën "Kongresi i Manastirit", midis dy shtetasve.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Komisaraitit të Policisë Nr 4, në momentet e para të arritjes në vendin e ngjarjes kanë konstatuar shtetasit të cilët ishin konfliktuar midis njëri tjetrit, ku shtetasi T. K., 57 vjeç, kishte mbetur i dëmtuar me mjete prerëse thikë dhe u dërgua për në S.Q.U., për ndihmë mjeksore ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Nga hetimet paraprake të kryera nga Specialistët e këtij Komisaraiti ka rezultuar se shtetasi T. K., ishte qëlluar me mjet prerës thikë, pas një konflikti për motive të dobëta, nga shtetasi:
- Arben Lezo, 57 vjeç, banues në Tiranë.
I cili është arrestuar në flagrancë nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 4.
Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje", parashikuar nga Neni 88 i Kodit Penal.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com