Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme me kaçavidëDurrës.

Burime për Report Tv bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.13 të qytetit, në zonën e plazhit.

Një sherr verbal mes dy të rinjve është përshkallëzuar dhe njëri prej tyre ka goditur tjetrin me kaçavidë, duke e dëmtuar lehtë.

I dëmtuari është dërguar në spital ku dhe ka marrë edhe ndihmën e nevojshme mjeksore.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit.