Një konflikt i nisur për motive të dobëta ka agravuar në dhunë fizike mes dy personave në Durrës, ku për pasojë ka mbetur i plagosur me thikë një 36-vjeçar. Autori u arrestua menjëherë nga policia.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë të DVP Durrës arrestuan shtetasin E. L., 41 vjeç, banues në Durrës, sepse pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin A. V., 36 vjeç, i cili në kujdesin e mjekëve, jashtë rezikut për jetën”, thuhet në njoftimine policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.
Lajmi në përditësim...