TIRANË- Një konflikt ka ndodhur mes dy personave këtë mbrëmje në Tiranë. Për arsye që ende nuk dihen, shtetasit Xh. G., dhe A. T. Janë zënë, ndërsa e pranishme ka qenë edhe bashkëshortja e njërit prej tyre, e cila ishte shtatzënë.
Ajo është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa edhe dy personat e përfshirë në sherr ndodhen në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.