Sherr mes futbollistëve dhe drejtuesve në Veleçiku-Shënkolli, shkatërrohen dhomat e zhveshjeve (VIDEO)

Në një javë ku Superliga shqiptare shoqërohet pa incidente me siguri një kategori tjetër do të përfshihet nga dhuna. Këtë herë ka qenë radha e Kategorisë së Parë, aty ku fillimisht të shtunën ndeshja Besa-Bylis u ndërpre për shkak të gurëve dhe tullave që fluturonin drejt arbitrave. Gjithsesi asgjë nuk ka kaluar me kaq.

Një situatë e ngjashme dhune është shfaqur edhe në sfidën tjetër të Kategorisë së parë mes Veleçikut dhe Shënkollit, vetëm se këtë herë sherri fillimisht ka nisur ndërmjet futbollistëve kundërshtar dhe ka përfunduar me përfshirjen e zyrtarëve të klubeve.

Gjatë përballjes së zhvilluar në “Reshit Rusi” në një moment nervat i tradhëtuan lojtarët. Më agresiv është treguar numri 11 i Shënkollit që pasi shkëmben disa fjalë më pas ka përdorur edhe duart. Ai me një lëvizje që do ta kishin zili në të gjitha sportet luftarake ka plasur në tokë një nga kundërshtarët.

Një veprim që ka agravuar situatën dhe që ka shtyrë edhe drejtuesit e klubeve të përfshihen në sherr. Siç duket edhe nga pamjet pas gjithë këtij kaosi kanë mbetur të shkatërruara edhe dhomat e zhveshjeve. Sa i përket ndeshjes ajo u fitua 3-1 nga Veleçiku dhe ishte e vlefshme për “Play-Out-in” e Grupit B.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Samitit BE-Ballkani Perëndimor, presidenti i Këshillit Europian: Zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, investimi më i madh gjeopolotik

Samitit BE-Ballkani Perëndimor, presidenti i Këshillit Europian: Zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, investimi më i madh gjeopolotik