Një plagosje me thike është regjistruar dje në zonën e Kombinatit, burime bëjnë me dije se ngjarja është regjistruar pas një konflikti të çastit mes bashkëshortëve dhe gruaja e ka qëlluar me thikë burrin, ky i fundit ka marrë plagë në gjoks dhe ndodhet në spital, gjendja e tij paraqitet e stabilizuar e jashtë rrezikut për jetën.
Sipas burimeve nga komisariati numër 6 gruaja nuk mund të arrestohet pasi ka një fëmijë të mitur 1 vjeç dhe është shtatzënë, referuar ligjit është e pamundur që gruaja të arrestohet.
Grupi hetimor ka marrë në pyetje bashkëshorten e cila ka shprehur pakënaqësi për sjelljen e burrit dhe së fundmi kanë pasur konflikte.