MIRDITË-Një person është arrestuar nga policia, pasi pas një konflikti me një fqinj ka qëlluar me armë zjarri pranë banesës së tij.
 
Sipas policisë, para dy netësh pas një sherri, Vitor Gjoka 30 vjeç banues në fshatin Shtuf, në Kaçinar pas një konflikti verbal e më pas fizik me L.M. ka qëlluar me armë zjarri në afërsi të banesës së këtij të fundit dhe më pas është larguar duke u fshehur.
 
Pas hetimeve Vitor Gjoka është arrestuar, ndërsa është sekuestruar arma dhe 48 fishekë. Vitor Gjoka akuzohet " Kanosje" dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit".
 
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.


dy.b/shqiptarja.com