Sherr me Kokalarin në aeroport? Gjekmarkaj: Betejë fjalësh imagjinare, s’ka ndodhur kurrë! Me këtë fitoi një trofe plot dafina nga Berisha

Sherr me Kokalarin në aeroport? Gjekmarkaj: Betejë fjalësh imagjinare, s’ka ndodhur kurrë! Me këtë fitoi një trofe plot dafina nga Berisha

Foto e publikuar nga Evi Kokalari në rrjetet sociale

Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj mohoi përfshirjen e tij në konfliktin e pretenduar nga mbështetësja e flaktë e Sali Berishës, Evi Kokalari në aeroport, duke e cilësuar atë një ngjarje që nuk ka ndodhur as “në ëndrrën e një nate pranvere të zonjës”.

 Ai tha se kjo “betejë fjalës” që do t’i mundësojnë Kokalarit një trofe plot dafina nga Berisha nuk ka ndodhur kurrë, ndërsa përsëriti disa herë që as fytyrën nuk ia mban mënd.  

‘Ma va fancu*o’, kjo është sharja që pretendon Kokalari se dëgjoi nga deputeti demokrat, një gjë që ky i fundit e mohoi kategorikisht duke thënë se asnjëherë nuk do të përdorte një fjalor të tillë me një zonjë.

“E para, fjalor rrugaçi nuk përdor kurrë me zonja, shume më tepër xhentil nga e zakonshmja përpiqem të jem me to.

Personin në fjalë as e njoh e as e kam takuar gjëkundi, as parë nga afër. Se di në udhëton në të njëjtën linjë me mua se nuk është puna ime. As për fytyrë se njoh se e kam harruar nga koha folklorike e foltoreve ku na bënte gjyqet e axhit propit! S’ia mora kurrë për keq!

Nuk e kuptova kurrë kush ajo është mes dilemash, grua shqiptare qe zien nga nostalgjia apo nuse e një greku të moshuar me mbiemër Anxhelakis që pikëllohet nga mërzia.

Ajo mbi supe kish vënë dyfekun e lirisë së PD -së, të demokratizimit dhe selametit të saj. I kuptoj, po s’kam si i jap ndihmë askujt për udhëtimin e takimet e mia në Washington, s’kam ndonjë meritë po ja që i bëra, më ftuan shkova, i kreva e po kthehem. E di i ka kapur zapulli, mërziten edhe shpifin po s’ju kam ndonjë borxh as dëshirë e fuqi për ti penguar! Jepini more të uruar-aferim.

Në krah kam një mik që mban ramazan, shpresoj shumë që shenjtëria e tij dhe e muajit i ndihmoftë me gjet paqen e mendjes dhe te zemrës.

Zonjës si bej dot derman se nuk e njoh as për ta sharë, as për ta lëvduar, as për t’i fshire lotët e ndonjë tallazi a trazimi që e mundon, as për ti hequr lëngimin e fyerjeve të mia imagjinare.

Me vjen keq që ajo gënjen e shpif për qejf te gojës se te madhe do e ketë ambicien për t’u viktimizuar por atypari dhe dëshirën për t’u dukur me shpenzimet e kursimet e mia qe s’kam ndërmend t’ia jap asaj.

Me gjasë ajo do të zbresë në Tiranë me trofeun plot dafina të një beteje fjalësh të pakonsumuara kurrë, të një konflikti epik që kurrë nuk ka ndodhur as në ëndrrën e një nate pranvere.

Ajo si Nora e Kelmendit i hidhet në grykë Pashait turk apo si Argjiroja që për nder u hodh nga Kalaja për të fituar historinë, popullin dhe famën e një dueli e cila do ta hijeshonte si kompensim i moteve që ikin me galop duke lënë nga pas ndezulli qe zbutet duke bashkuar kauzat me Doktorin për mbrothësinë e vatanit e të partisë.”, shkruan ai.

Ditën e djeshme Evi Kokalari, përshkroi një debat mes saj dhe deputetit të PD, Agron Gjekmarkaj, ku edhe e akuzonte se përdori fjalor fyes ndaj saj. Ajo madje publikoi edhe një fotografi nga momenti kur u has me Gjekmarkajn në aeroport, aty ku edhe sipas saj u zhvilluar debati

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tom Gjeta: 28/04/2022 15:31

    Ne fakt,ne fakt,ne shqip tingellon me bukur. Ca here duhet thene ne shqip. Jo per gje,por mund te keqkuptohen,ngaqe kane shume kuptime.....varet cfare ke ne mendje. Me sa duket Evi e kishte ne mendje.

    Përgjigju
  • Cubi: 28/04/2022 14:11

    Imagjino cfar mund ti bejn kundershtarit keta lloj qenerish. Sa te felliqur jan. Parti kamikaze. A thua skan dal nga nje fole!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja