Debate te 'Siguria'/ PD kërkon përballje me Nanon: Të tregojë ç’bisedoi me Jeton Lamin për Martinajn! Naço: S’e lejon sekreti hetimor

Debate te 'Siguria'/ PD kërkon përballje me Nanon: Të tregojë ç’bisedoi me Jeton Lamin për Martinajn! Naço: S’e lejon sekreti hetimor

Ervis Martinaj

TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike në Komisionin e Sigurisë, Ferdinand Xhaferi, Flamur Noka dhe Ervin Salianji kanë kërkuar që ish-Drejtori i Policisë Gledis Nano, të dëshmojë për bisedën që ai ka bërë me oficerin Jeton Lami, efektiv i Operacionales që shoqëronte të shumëkërkuarin Ervis Martinajt deri në momentin që ky i fundit humbi gjurmët.

Të pranishëm në Komisionin e Sigurisë, ata thanë se Nano duhet të flasë pasi ka hapur ‘Kutinë e Pandorës’ për lidhjet e krimit me politikën. Deputetët demokratë kwmbwngulin  që ish-Drejtori Nano të thotë se çfarë bisedoi me Jeton Lamin pas arrestimit të këtij të fundit

Mirëpo, kryetari i Komisionit, Nasip Naço thotë se Komisioni nuk ka të drejtë të thërrasë në një ish-drejtues të Policisë së Shtetit, por ministrin e Brendshëm, nw rastin konkret, Bledi Çuçi

Nasip Naço: Pika 3 e rendit të ditës është thirrje për prezencën e Ministrit të Brendshëm dhe ish-Drejtuesit të Policisë së Shtetit, ju bëj me dije se Komisioni nuk e ka tagërin ta kryejë një thirrje kundrejt një ish-drejtori. Në rastin e zotit Nano nuk mund ta therrasim, por duke iu referuar nenit 87, edhe punonjësit e liruar nga detyra, mbajnë përgjegjësi për ruajtjen e informacionit. Ka detyrim të sigurojë mbrojtjen e të dhënave. Ky detyrim zbatohet edhe nga punonjësi i liruar apo jo. Zoti Nano nuk punon më. Po lexoj ligjin, nuk bëj asnjë koment. Për pjesën e Ministrit të Brendshëm, kam bërë kerkesën…

(Flet Opozita)

Nasip Naço: Ajo është pika e 4

Flamur Noka: Zoti kryetar

Nasip Naço: S’kam mbaruar

Flamur Noka: Mirë më fal

Nasip Naço: Flisni zoti Noka

Flamur Noka: Ju na lexuat detyrimin që ka oficeri i Policisë për të ruajtur sekretin e punës profesionale, këtë gjë kur Nano të vijë, lexojani që ta ketë parasysh. Por për sa kohë ne kemi të drejtë ta thërrasim, ai të vijë dhe më pas e vendos vetë, do të flasë apo jo. Ne i mbledhim firmat, por në rast se ju doni të ndaloni raportimin e një titullari të Policisë së Shtetit, kjo nuk kalon me kaq. Këtë censurë nuk e bën dot as Edi Rama dhe askush, e kuptoj që ka urdhër politik për të zhvilluar këtë seancë. Duam ta dëgjojmë sepse ka hapur kutinë e pandorës për lidhjet e politikës me krimin.

Nasip Naço: Unë u mundova të jem korrekt me rregulloren e Kuvendit, ja e lexoj prapë nëse e kam lexuar gabim.

Ferdinand Xhaferraj: Opozita hyn në tagerin e të qenurit ekspert dhe grup interesi, kështu që të thirret. Është bërë ky debat edhe më herët.

Nasip Naço: Ju lutem, kam njoftuar Ministrin e Brendshëm, pika për Nano bie në kundërshti. Për aq sa e njoh unë ligjin, nuk gjeni hapësirë për ta thirrur Nanon në këtë komision. Zoti Xhaferri, edhe po të orientoj. Rregullorja nuk e parashikon. Në seancë për konferencë kryetarësh mblidheni e shtrojeni. Firmën time s’e keni.

Ferdinand Xhaferraj: Nuk të jepet e drejta e interpretimit ty, ti ke detyrimin ta njoftosh në momentin që firmos 2/3 e anëtarëve.

Nasip Naço: Do u drejtohem dhe të tjerëve, ja të shohim, Ministri i Brendshëm është njoftuar, kam shkresën.

Ervin Salianji: Tani që të jemi të qartë, ne nuk kemi lidhje e kontakt me të, e kërkojmë për shkak të qëndrimit publik që ka pasur. Ne nuk po e thërrasim në kafe, as në rrugë, bëjeni që të jetë me dyer të mbyllura, pse keni frikë ju? Lërja të drejtën atij në dorë morë, ti dërgoja shkresën dhe thuaja, ai mund të thotë edhe nuk vij fare.

Siç është raportuar më herët në mediat, Jeton Lami ka takuar Gledis Nanon në kohën kur ishte drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ku mësohet të ketë informuar për fatin e Ervis Martinaj, arsyet pse e shoqëronte të kërkuarin e SPAK me makinë dhe njëherësh ka treguar punonjës të tjerë policie, që Martinaj kishte kontakte. Nisur nga kjo, deputetët kërkojnë që Nano t’i tregojnë gjithçka ndodhi në atë takim.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:54
Salianji: S’ka marrëveshje ekstradimi me Dubain, krerët e grupeve kriminale fshihen atje dhe hapin shishe shampanje! Qeveria e interesuar që të jenë të sigurt

Në Komisionin e Sigurisë, ka pasur debate ku ish-deputeti Ervin Salianji tha se qeveria është e interesuar që të mbrojë kriminelët dhe prandaj s’ka bërë asgjë për të arritur një marrëveshje ekstradimi.

“Kjo është një marrëveshje që është kërkuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe jo nga Shqipëria. Ndërkohë ministria e Brendshme dhe qeveria ka shqetësim për grupet kriminale apo për drejtues të grupeve kriminale që jetojnë të lirë në Dubai apo në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe mediat kanë ngritur shqetësim, por ato janë edhe të dokumentuara pasi janë përballur me proces gjyqësor atje. Duke qenë se kjo marrëveshje kalon për shkëmbim informacioni, deri sot nuk është shkëmbyer informacion me Emiratet e Bashkuara Arabe? Shqipëria dhe qeveria në kushtet kur Emiratet e Bashkuara Arabë për shqetësimin e tyre kërkojnë një marrëveshje, pse nuk kërkon që të përshpejtohet apo të arrijë në një situatë për të zgjidhur problematiken e vet për të sjellë kriminelët që jetojnë të lirë atje, duke përfshire elementë të tjerë që kanë të bëjnë me ekstradimin në  mënyrë të shpejtë, por vetëm më shkëmbimin e informacionit? Është bërë në media po ashtu, mediave i referohemi sepse ju nuk keni statistika të plota.

Pushka kërcet në Shqipëri, shampanja hapet në Dubai. Krerët e grupeve kriminale që janë në kërkim nga policia e shtetit dhe nuk kapen dot flitet që janë aty, disa janë liruar me vendim gjykate. Ka mundësi Shqipëria që ti sjellë këta? Apo qeveria shqiptare është e interesuar që për shkak të bashkëpunimit politike që ka me ta të kenë një parajsë ku të jetojnë të paprekur nga ligji dhe institucioni i shtetit. Ne do ta votojmë, por cili është qëllimi fundor i kësaj marrëveshje për Shqipërinë?

E zgjidh problemin e ekstradimit kjo marrëveshje të këtyre personave me rekorde kriminale që jetojnë dhe zhvillojnë pasuritë e tyre dhe drejtojnë grupet kriminale nga Emiratet e Bashkuara Arabe?”

Ora 15:05
'Është zhdukur një njeri' Noka kërkon llogari për Martinajn, Kuko: Jam këtu për tjetër gjë! Deputeti i PD: Po thërrasim 'Kulturën' pra

Në komisionin e Sigurisë ka pasur debate të shumta mes opozitës dhe përfaqësuesve të mazhorancës. Deputeti i PD-së, Flamur Noka është shprehur se situata kriminale në vend është në nivele alarmante, teksa tha se janë zhbardhur dhjetëra krime nga Nuredin Dimani, teksa solli në vëmendje edhe Ervis Martinajn. Për këtë ai ka pyetur zv.ministren e Brendshme,. Rovena Kukon, po kjo e fundit tha se nuk ishte në këtë Komision për të diskutuar për këtë temë, por për miratimin e marrëveshjes Shqipëri-Britani

 Flamur Noka: Situata kriminale e kohëve të fundit në Shqipëri dikton në gjykimin tonë që nga ana e qeverisë të tregohej një pergjegjshmëri më e madhe. Këtu sot duhet të ishte vetë ministri, jo zëvendësministrja që thotë do ju çoj informacion me shkrim se nuk jam e informuar. Zonjë, prej kaq kohësh, Shqipëria është bërë sheshbetejë e bandave, i vetmi zbulues është Nuredin Dumani, që ka zbuluar ngjarje e autorë. Ju mjaftoheni me rrokada. Nuk mund të trajtohet në mënyrë kaq banale kjo çështje. Vetë drejtori i Policisë së Shtetit deklaroi se ka dekonspirim, prisni pra, mos u ngutni. Çdo seancë që kemi përpara qeverinë, kemi vetëm një shqetësim, rendin dhe sigurinë në vend. Qeveria duhet të përgjigjet, kush është përgjegjësi për këtë tradhëti? Kaq, dy pyetje të thjeshta kisha.

Romina Kuko: Kur ne të flasim me shifra e statistika të jemi të saktë. Flasim me letra e jo me duar në xhepa, t’jua dërgoj këto statistika të sakta. Lidhur me nëse do duhet të ishte ministri apo jam unë që e mbuloj këtë pjesë më rastis të kem punuar në sektorin e sigurisë për 16 vite dhe kam punuar në OSBE si këshilltare e atij departamenti dhe kur ju keni qenë ministër i Brendshëm. Sa i përket situatës së sigurisë dhe shifrave nuk është diskutim që i takon këtij komisioni, apo këtij momenti për miratimin e marrëveshjes.

Flamur Noka: Mos i takon ministrisë së Kulturës që të flasë për këtë gjë që ta sjellim këtu?

Romina Kuko: Unë jam këtu për për miratimin e marrëveshjes.

Flamur Noka: Po diskutojmë çështje me sensbiltet të lartë për të gjithë shoqërinë shqiptare e më gjerë. Disponibilitetin e qeverisë për të thënë një herë tjetër për çdo cështje ne e dimë zonjë. Zonjë, stiauta është alarmante. Ratifikimi i kësaj marrëveshje askush nuk është kundër madje duhet urgjent pas ratifikimit të marrëveshjes duhet qeveria të sjellë urgjent, të negociojë e sjellë marrëveshjen për ekstradimin zonjë është urgjencë se ky vend me të cilin sot po diskutojmë lidhjen e marrëveshjes është bërë “foleja e grerëzave”, meqë keni qejf të flisni me kode. Është apo s’është kështu, sepse siç e tha Salianji, me telefon apo mjete të tjera komandohet gjithe struktura e krimit të orangizuar nga atje. Problemi është se shqiptarët kanë nevojë të jepet llogari se qeveria juaj pretendon se është përfaqësuese e votës, megjithëse vota është e vjedhur nga ana juaj, por sa kohë pretendon votën duhet të jepet llogari, ne jemi ligjvënës, ne nuk jemi këtu as estradë as teatër operash që të na thuash kjo çështje diskutohet në komisionet e ministrisë së kulturës. Zoti kryetar, keni qenë ministër ju, kam qenë dhe unë, në çdo seancë, anëtar i një kabineti është i detyruar të jetë i informuar për çështjen që diskutohet, i bëra një përgjigje që nuk kërkon shifra.  Është zhdukur një qytetar i këtij vendi e vetëm dëgjohen versione nga qytetarët e portalet e nga shteti e policia nuk jepet asnjë version. A është zhdukur a është gjallë a ka ikur a mos është dhe ai këtu, pra të ndodhë një situatë e tillë nën këtë vend e shterti ngre duart përpjetë. Të vriten njerëzit si lepujt e askush nuk zbulon e parandalon e askush nuk di se cfarë po ndodh e kush i bën kjo ndodh vetëm në Shqipëri. Nëse qytetarët janë të alarmuar për gjendjen e rendit e sigurisë zonjës zëvendësministre nuk ia ndjen, thotë unë kam ardhur për marrëveshjen.

Eshtë zhdukur një person dhe askush nuk di gjë, a është zhdukur a është këtu. Askush nuk zbulon e parandalon, kjo ndodh vetëm në Shqipëri. A ka informacion apo jo Qeveria? Qarkullojnë lloj lloj thashethemesh, nuk e gjeti shteti por hasmi. Të vriten njerëzit si lepujt e askush nuk zbulon e parandalon e askush nuk di se cfarë po ndodh e kush i bën kjo ndodh vetëm në Shqipëri.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 14/09/2022 03:22

    Jo Flamur Noka,nuk eshte zhdukur nje njeri,nje qytetar,perkundrazi eshte zhdukur nje gangster,nje kriminel qe nuk i vlen per asgje ketij vendi,pervecse si statistike kriminaliteti,burgjesh,ose varrezash.Perse nuk u interesove dhe per njeriun,qytetarin Meledin Adili qe eshte zhdukur ne Bjeshke duke mbledhur fruta te egra, sic u interesove per kete gango???!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Samitit BE-Ballkani Perëndimor, presidenti i Këshillit Europian: Zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, investimi më i madh gjeopolotik

Samitit BE-Ballkani Perëndimor, presidenti i Këshillit Europian: Zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, investimi më i madh gjeopolotik