MIRDITË-Një 59-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi tentoi që të vrasë nipin me armë zjarri pas një sherri. I arrestuari është Preng Teska 59 vjeç, ndërsa sipas policisë ka tentuar të vrasë me armë nipin e tij, A.T. 22 vjeç, banues në Rrëshen. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pushkë me një karikator me 10 fishekë.
Materialet procedurale në ngarkim të tij u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale " Vrasje me dashje' e mbetur në tentativë" dhe " Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake" parashikuar nga nenet 76-22 dhe 278 të Kodit Penal.
Komento