MALËSI E MADHE- Një sherr për motive banale është regjistruar mbrëmjen e djeshme në një lokal kyu ishin të përfshirë 7 persona. Për pasojë u arrestuan, Fatmir Mema, Merikled Mema, Lirim Mema, Lavdrim Mema, Agron Bajrakurtaj, Jurlind Bajrakurtaj dhe Durim Bajrakurtaj.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, pas marrjes së njoftimit për një konflikt ndërmjet disa shtetasve, në një lokal në Koplik, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, me qëllim neutralizimin e këtij konflikti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”