PESHKOPI-Një debat mes xhaxhait dhe nipit ka përfunduar me një të plagosur pasditen e sotme. 47-vjeçari me inicialet A.T. pas debatit ka qëlluar nipin e tij me thikë, A.T. 39-vjeç, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autori është arrestuar nga policia, ndërsa po merret në pyetje për të sqaruar ngjarjen. Burime për Report Tv pohojnë se debati mes xhaxhait dhe nipit ka nisur për kanoçet që mblidhnin duke agravuar më pas në goditjen me thikë. Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale thikën me të cilën autori ka kryer plagosjen.
Komento