Sherr për një femër mes
shqiptarëve, dy të plagosu

Sherr për një femër mes<br />shqiptarëve, dy të plagosu
TERNI - Një emigrant shqiptar është në kërkim nga policia italiane pasi ka plagosur me thikë dy bashkëkombas të tij, për shkak të një femre. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në Terni.

Pas plagosjes, 25-vjeçari ka ardhur në Shqipëri për ti shpëtuar arrestimit, shkruan agjencia ANSA, duke cituar burime të policisë italiane.

Plagosja ka ndodhur gjatë një sherri mes disa shqiptarëve për një femër. Ndaj tij është ngritur akuza e "tentativës së vrasjes" dhe gjykata ka lëshuar urdhër-arresti ndaj tij.

Dy të plagosurit, 25 dhe 18 vjeç, janë mjekur në spital dhe duhet të qëndrojnë 30 ditë nën kujdesin e mjekëve.

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Kush po i nxit 'kosovarët' të ndjehen superior dhe ta urrejnë Shqipërinë?

Kreshnik Spahiu: Kush po i nxit 'kosovarët' të ndjehen superior dhe ta urrejnë Shqipërinë?