Sherr para Kuvendit, të
përndjekurit dhe të shkarkuarit

Sherr para Kuvendit, të<br />përndjekurit dhe të shkarkuarit
TIRANE- Ish-të përndjekurit politikë janë përplasur dje me personat e larguar nga administrata, për shkak të orarit të protestës që ata e kishin marrë me leje nga policia e shtetit. Paraditen e djeshme, një grup të përndjekurish politikë dolën para Kuvendit të Shqipërisë për të protestuar për kompensimin e tyre, por kjo u kthye në një përplasje me personat që pretendojnë se janë larguar nga administrata publike, pasi edhe këta të fundit kishin dalë për të protestuar para Kuvendit. Sipas Shoqatës së Personave të Pushuar nga Puna, protesta e ish-të dënuarve politikë është e paligjshme.

“Ne kemi marrë leje në polici për protestën sot. Mos na merrni kauzën, është e jona, po na ndërhyni dhe po merrni vëmendjen”- thanë krerë të kësaj Shoqate. Por kjo nuk u prit mirë nga ish-të burgosurit politikëë që protestonin aty pranë e si përgjigje morën:  “Largohuni ju. Ne po vdesim dhe nuk po marrim dëmshpërblim”. Kjo situatë u kthye në një tip komedie, ku njëra palë kërkonte largimin e palës tjetër. Sipas të larguarve nga puna, çështja e të përndjekurve nuk iu intereson, pasi ata kanë mbetur pa punë, gjë që solli edhe një acarim më të madh të situatës. U desh ndërhyrja e policisë së shtetit që të shmangej një konflikt fizik ndërmjet dy shoqatave dhe akuzat vijuan në mënyrë verbale. Për këtë, policia vendosi strisha, në mënyrë që protestuesit të mos afroheshin në ambientet e Kuvendit. 

Pretendimet
Persona që pretendojnë se janë larguar për motive politike nga puna në administratë kanë protestuar dhe kanë akuzuar kryeministrin Rama dhe qeverinë se kanë punësuar në vendet bosh militantë. “Jemi zëvendësuar me militantë. Na hoqi bukën e gojës kjo qeveri. Duam punë!”, ishin thirrjet e protestuesve. Ndërsa ish-të burgosurit politikë i bënë thirrje qeverisë të dëmshpërblejë në fillim personat që janë gjallë sepse nuk po gëzojnë asnjë lek nga vitet e burgut që kanë kryer. 

“Ju lutemi z.Edi Rama. Vini dorën në zemër. Po vdesim dhe gjë nuk po gëzojmë. Kësti të jepet tani, jo të vonojnë procedurat. Ju besojmë, ju mbështesim, sepse nuk jeni si Berisha që na la në pikë të hallit, por kabineti juaj po punon keq. Na vonojnë dosjet. Ndërhyni. Kanë vdekur 700 prej nesh dhe nuk gëzuan një lek”, tha njëri prej ish-të burgosurve politikë. Ndërsa Skënder Tufa theksoi: “Kemi besim te qeveria, kemi dalë këtu për t’i bërë një apel që t’i bëjmë të ditur që të merren në evidencë njerëzit që janë gjallë. Çfarë kuptimi ka që të marrim dëmshpërblim kur kemi vdekur?Ata që na dogjën, të mos flasin më në emrin tonë. Qeveria të mos luajë asnjë krah me ne. Po na vonohen dosjet. Jemi sot të sëmurë e pa punë”, tha Skënder Tufa.

Shkrimi u publikua sot (21.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Armando Broja luan 70 minuta me Everton, futet në fushë dhe bën protagonistin

VIDEO/ Armando Broja luan 70 minuta me Everton, futet në fushë dhe bën protagonistin