Sherr pas mesnate në një fshat të Belshit, 29-vjeçari qëllohet me thikë. Arrestohet autori (Emrat)

Sherr pas mesnate në një fshat të Belshit, 29-vjeçari qëllohet me thikë. Arrestohet autori (Emrat)

Foto ilustruese

Dy të plagosur është bilanci i një sherri me thika të ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në një fshat të Belshit. Siç mëson Shqiptarja.com sherrin e ka nisur një 23 vjeçar i identifikuar si Përparim Pepa.

Ky i fundit siç bëjnë me dije burimet policore ka qëlluar me thikë 29 vjeçarin Ervin Hysa 29 vjeç, ndërsa ky i fundit i është kundërpërgjigjur

Për pasojë të dy këta persona kanë përfunduar në spital. Njëri prej tyre, Përparim Pepa ka marrë 6 plagë të thella, ndërsa autori disa plagë të lehta.

Ervin Hysa 29 vjeç nga Kajani i bashkisë Belsh ndodhet rëndë në reanimacion, ndërsa policia ka arrestuar autorin Përparim Pepa 23 vjeç i cili gjithashtu ka përfunduar në spital me plagë të lehta. Nuk janë të qarta rrethanat dhe shkaqet e konfliktit mes tyre.

Njoftimi i policisë:

Elbasan 

Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u arrestua në flagrancë shtetasi:

• Përparim Pepa, 23 vjeç, banues në Belsh,

Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas në fshatin Kajan, Belsh, në ambjentet e jashtme të një lokali, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës thikë disa herë shtetasin R.H., 29 vjeç, banues në fshatin Kajan, Belesh, ku gjatë konfliktit edhe shtetasi R.H., e ka goditur me grushta në fytyrë shtetasin Përparim Pepa.

Të plagosurit janë trasportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Elbasanit, dhe janë nën kujdesin e mjekëve. 

• Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e ftohtë thikë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale "Vrasja me dashje e mbetur në tentativë" "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta", të parashikuar nga nenet 76 e 22 dhe 279 të Kodit.
Penal.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Dënohet grupi i drogës, u zbuluan nga ‘Sky ECC’, lidhje me Shqipërinë dhe roli i ‘Eduardit’

Francë/ Dënohet grupi i drogës, u zbuluan nga ‘Sky ECC’, lidhje me Shqipërinë dhe roli i ‘Eduardit’