DIBËR-Konflikti për ndarjen e parave të viteve të persekutimit, dëmshpërblimit politik ka përfunduar me plagosjen e dy vëllezërve, ndërsa autori është arrestuar.

Në fshatin Ushtelenxë Veli Zebi 48 vjeç ka qëlluar me armë zjarri nga kati i dytë i  banesës së tij në drejtim të shtetasve B.N, dhe M.N, (vëllezër), të dy banues në Durrës, të cilët po lëviznin në këmbë para banesës së tij.
 
Të shënat me armë zjarri fatmirësisht nuk kanë plagosur objektivin e autorit, ndërsa shkaku i konfliktit dyshohet të jetë një mosmarrëveshje e lindur më parë në lidhje me  mos ndarjen në mënyrë të drejtë të lekëve të përfituara si e persekutuar politike nga një e afërme e përbashkët e të dy palëve në konflikt.
 
Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një gëzhojë, ndërsa po punohet për gjetjen e armës së zjarrit.
 
Gjatë kontrollit të banesës së autorit janë gjetur dhe sekuestruar edhe  115 copë fishekë.

diber

diber

diber
 

dy.b/shqiptarja.com