Katër persona janë vënë nën hetim në gjendje të lirë nga Policia Dibër, për vepra të ndryshme penale.
Policia njofton se një sherr për motive pronësie ka agravuar në kërcënime me jetë në Bulqizë, ku një 42-vjeçar me iniciale B.B ka kanosur me thikë një tjetër.
Për pasojë 42-vjeçari është vënë nën hetim nga policia.
Po të njëjtat struktura bëjnë me dije se një rast dhune është konstatuar në Peshkopi, ku një 40-vjeçar me iniciale F.H ka goditur me mjete të forta shtetasin B.M., pas një konflikti për motive të dobëta.
Për pasojë 40-vjeçari është vënë nën hetim nga Policia e Dibrës.
Po ashtu, në Bulqizë nisi hetim për K.D., 39 vjeç, pasi për motive të dobëta ka goditur me grushte shtetasin M.D.
Ndërsa Policia Rrugore Dibër, referoi materialet në Prokurori ku nisi hetimi për J.M., 19 vjeç, banues në Klos, pasi duke drejtuar motorit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë ka mbetur i lënduar jashtë rrezikut për jetën drejtuesi i motorit dhe pasagjeri A.N.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.
M.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sipas jush, a duhet që KFOR të marrë në kontroll veriun e Kosovës?
-
Po
62.4%
-
Jo
32.2%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 3297
Lajme të tjera
-
Nga vrasja në Dukagjin tek kanabisi, Policia Shkodër bën ‘bilancin’: Në 9 muaj kanë ndodhur 5 vrasje! Janë asgjësuar 196 mijë bimë kanabisi nga 132 raste kultivimi
29 Shtator, 12:02
-
Po gërryente me ekskavator shtratin e lumit Drini i Zi, vihet nën hetim 60-vjeçari në Dibër
29 Shtator, 10:19
-
VIDEO/ Sherr në mes të restorantit në Venecia, kamerierët shkelmojnë dhe godasin me karrige klientët e huaj
27 Shtator, 10:46
-
Dhunoi barbarisht dhe mbajti të izoluar gruan dhe vajzën 2-vjeçare në Greqi, 28-vjeçari shqiptar: Më acaroi se donte të shkonim në Angli
26 Shtator, 15:26
-
Plagoset punëtori në një minierë në Bulqizë, nën hetim brigadieri dhe inxhinieri
26 Shtator, 11:34
-
Reshje të dendura shiu, 40 fshatra pa drita në Korçë, përmbytet Bulevardi! Probleme te 'Rruga e Arbrit' dhe në aksin 'Librazhd-Përrenjas'
25 Shtator, 16:05
-
Rruga e Arbrit mbulohet nga uji, rrëshqitje gurësh në segmentin Bulqizë-Maqellarë! Vështirësi për të lëvizur në gjithë aksin
25 Shtator, 10:08
-
15-vjeçari nga Bulqiza rrëzohet duke lëvizur me biçikletë, transportohet me helikopter te spitali i Traumës
23 Shtator, 16:48
-
Qëlloi me shpullë nënën e nxënësit pasi i kërkoi të mos i dhunonte djalin, vihet nën hetim mësuesja në Fier
23 Shtator, 14:49
-
E dhunoi se kishte lindur vajzë, 22-vjeçarja shqiptare mbahej ‘e burgosur’ bashkë me të bijën nga burri në Greqi! Fqinjët: S'e kemi parë kurrë
23 Shtator, 14:06
-
Parkoi brenda oborrit të një shkolle të mesme, ndëshkohet me gjobë shoferi në Peshkopi
22 Shtator, 09:46
-
Aksident në Bulqizë, mjeti përplaset me furgonin! Një i lënduar
22 Shtator, 08:42
Keto jane pasojat e vendimeve te gabuara te shpellarit Berisha.N.q.s do shkonte prona tek i zoti qysh atehere nuk do kish gjakderdhje.
Përgjigju