Sherri, Hoxha u akuzua edhe
për një plagosje me armë

Sherri, Hoxha u akuzua edhe<br />për një plagosje me armë
TIRANE- Mbrëmjen e 5 gushtit të këtij viti, Florenc Hoxha është akuzuar për plagosjen e një personi, ngjarje e ndodhur në fshatin Surrel, ku bashkëpunëtori i Bashës jeton. I plagosuri, Albert Isufi në kohën e ngjarjes ka deklaruar se, ka qenë Hoxha dhe badigardi i tij që e kanë sulmuar dhe plagosur. Ngjarja në fjalë ka ndodhur rreth orës 23:20 të datës 5 gusht 2014, në afërsi të banesës së kreut të INUV, ndërsa i plagosur mbeti Albert Isufi, i cili ka thënë për policine se është qëlluar nga Hoxha dhe truproja e tij duke qëlluar nga banesa.

Vetë Florenc Hoxha ka mohuar përfshirjen në këtë situatë. Në deklarimet e tij, ai ka thënë se gjithçka ishte një inskenim dhe se nuk është qëlluar me armë nga banesa e tij. Ai tha se ishte i plagosuri ai që është konfliktuar me truprojën e tij pas një tentative sipas Hoxhës, për të ofenduar familjen e kryeinspektorit të INUV. Kreu i INUV tha se Isufi është dhëndri i kryetarit të Partisë Socialiste të komunës Surrel në Tiranë dhe se sipas Hoxhës, ai është një pijanec.

Menjëherë pas kësaj ngjarje, policia shqoëroi në komisariat gjatë mbrëmjes Florenc Hoxhën, truprojën e tij si dhe 4 persona të tjerë të cilët ndodheshin në banesën e tij. Ata do të merren në pyetje për të hedhur dritë mbi plagosjen.

Por nga ana tjetër, Hoxha tha se nuk është shoqëruar nga policia, por ka shkuar në komisariat së bashku me të shoqen dhe avokatin e tij për të bërë kallëzim në lidhje me konfliktin e pretenduar prej tij mes truprojës dhe Albert Isufit. Nga dëshmitë e banorëve, mësohet se i plagosuri ishte me motorr në momentin e konfliktit. Për këtë ngjarje dosja është në prokurori.
 
Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar