Sherri me Cllevio Serbianon dhe tritoli në lokal/ Del VIDEO e Noizyt që shoqërohet nga forcat RENEA në koncerte

Reperi Noizy ka qenë në qendër të faqeve rozë gjatë ditëve të fundit, jo për projekte muzikore por për konfliktin me Cllevio Serbianon, emri i vërtetë i të cilit është Kleviol Ahmeti. Pas përplasjes me të, iu vendos tritol lokalit të tij.

Në videot që qarkullojnë në rrjete sociale duket se teksa shkon në një koncert në qytetin e Shkodrës duket se Noizy shoqërohet nga sigurimi i tij dhe forca të shumta policie, përfshirë ato RENEA. Duket se nuk është hera e parë që reperi ndihet i pasigurt dhe kërkon forca mbrojtëse shtesë. Në pamjet e publikuara në Tik Tok, të realizuara para përplasjes me Cllevion, duket se Noizy shoqërohet për të hyrë brenda dhe një furgon policie ndodhej jashtë.

Kujtjojmë Para disa ditësh, Noizy dhe babai i tij u vunë në qendër të vëmendjes mediatike, pas një konflikti që patën ndaj, Clevio Serbiano, një personazh i njohur kryesisht për videot në rrjetin social "Tik-Tok" që gjithashtu merret me muzikë. Video teksa Noizy grushtonte të riun përpara lokalit të tij në zonën e Currilave, u publikua në rrjetet sociale, dhe policia i vuri në hetim në gjendje të lirë, babë e bir.  Sipas asaj që ka shkruar reperi në Instagram, gjithçka ndodhi pasi Cllevio me emrin e vërtetë, Kleviol Ahmeti, i ofendoi familjarët.

Por teksa zihej me Noizyn, Kleviol Ahmeti duhej të ishte në shtëpi, pasi Gjykata e Lushnjes kishte caktuar ndaj tij masë arresti shtëpiak për posedim të lëndëve narkotike dhe armë të ftohta pa leje. Ai është vënë në pranga menjëherë pas sherrit për thyerje të masës së sigurisë, ndërsa do të hetohet edhe për përplasjen me Noizyn.

36-vjeçari nuk është i njohur vetëm për këngët. Në vitin 2014, emri i Clevios, u përfshi në historinë e avionit Piper që u rrëzua në Divjakë teksa transportonte drogë dhe armë. Bashkë me pilotin Italian Giorgio Riformato dhe disa shqiptarë të tjerë, Cllevio u hetua dhe u dënua me 10 vite burg, por përfitoi ulje me 1/3 e dënimit pasi iu pranua gjykimi i shkurtuar, duke u liruar në vitin 2020.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tom soyeri: 13/06/2022 15:17

    Po RENEA eshte konvertuar ne njesi Bodiguard Clubesh ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë