Lajmi i sotëm, ku sipas policisë, dy punonjës të OSHEE në Vlorë u konfliktuan me njëri-tjetrin me mjete të forta, është përgënjeshtruar nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.
OSHEE thotë se dy shtetasit e konfliktuar në lagjen "29 Nëntori” M.B, 54 vjeç, i cili ka marrë dëmtime si pasojë e goditjeve me mjete të forta nga M.Q., 49 vjeç nuk janë punonjës të OSHEE, por njëri prej tyre punon elektricist në bashki dhe tjetri është komshiu i tij.
Njoftimi i OSHEE:
Dy shtetasit e konfliktuar me njeri-tjetrin, nuk janë punonjës te OSHEE, siç thuhet ne komunikatën e policisë, por njeri punon elektricist ne bashki te Vlorës, kurse tjetri një i njohur i tij (komshiu).
Njoftimi i policisë:
Më datë 22.08.2017, rreth orës 13:50 , Strukturat e Policisë Vlorë në lagjen ”29 Nëntori”, kanë parandaluar përshkallëzimin e një konflikti midis dy shtetasve të cilët kanë qëne duke përdorur edhe mjete të forta shpuese (kaçavidë), ndaj njëri-tjetrit.
Nga verifikimi paraprak policia ka konstatuar shtetasin M.B., 54 vjeç, i cili ka marrë dëmtime si pasojë e goditjeve me mjete të forta, prej shtetasit M.Q., 49 vjeç, (të dy punonjës të OSHE-së).
I dëmtuari ka marrë ndihmën e nevojshme mjeksore dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shoqëruar në Komisariat shtetasin M.Q., dhe pasi ka kryer hetimet dhe dokumentuar rrethanat dhe shkakun.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA