Sherri me Koke,Cr7:Më quajti ‘gay’
I thashë, ‘por gay i pasur ama’

Sherri me Koke,Cr7:Më quajti ‘gay’<br />I thashë, ‘por gay i pasur ama’
Real Madridi fitoi ndaj Atletico Madridit me rezultat 0-3 në javën e fundit në La Liga.

Por nuk ishin golat më të komentuarit sesa një momentet i kësaj sfide, pikërisht përballja Cristiano Ronaldo-Koke gjatë pjesës së dytë.

Radio stacioni spanjoll 'Cope' tashmë ka zbuluar edhe disa detaje të kësaj përballje.

Më poshtë vjen biseda e CR7 me dy futbollistë pas ndeshjesh, ku portugezi i shpjegonte atyre se çfarë kishte ndodhur realisht.

Ronaldo: Koke më quajti homoseksual!

Futbollisti tjetër: Çfarë?

Ronaldo: Më tha homoseksual. I thashë: ‘Nëse do takohemi në Madrid, ju do të shikoni se çfarë do t’ju bëj’.

Futbollisti: Çfarë do të bëni?

Ronaldo: Asgjë, çfarë duhet t’i bëj?

Një tjetër lojtar i cili mbërriti më vonë në bisedë: Kush e tha atë?

Ronaldo: Koke, ai më quajti homoseksual. I thash: ‘Po, një homoseksual, por shumë i pasur, idiot’.

Vlen të theksohet se në këtë takim Ronaldo shënoi tre gola.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve