CDU gjermane e konfirmon, nuk e njeh Berishën si kryetar të PD! Alibeaj dhe Bardhi takojnë deputetin Krichbaum në Berlin: Nuk kthehemi pas
Gazment Bardhi, Gunther Krichbaum dhe Enkelejd Alibeaj
CDU gjermane, partia më e madhe simotër e Partisë Demokratike, e konfirmon që nuk e njeh drejtimin e Sali Berishës në këtë parti. Deputeti kristiandemokrat në Parlamentin Gjerman, Gunther Krichbaum, njëkohësisht folës i grupit parlamentar CDU/CSU për çështje të Bashkimit Evropian, është takuar në Berlin me drejtuesit e PD zyrtare, Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi.
Kryetari në detyrë i PD dhe Sekretari i Përgjithëm kanë zhvilluar vizitë zyrtare në Berlin, ku ndër të tjerë kanë takuar deputetin e CDU/CSU Gunther Krichbaum. Përmbushja e reformave integruese të vendit, lufta ndaj korrupsionit, reformën territoriale e zgjedhore si dhe nevojën për të forcuar Partinë Demokratike si alternativë qeverisëse kanë qenë në fokus të bisedës. Bardhi shkruan se e vetmja rrugë e sigurt drejt të ardhmes europiane është partneriteti i PD me BE dhe CDU/GPP në Bundestag.
Ndërsa Alibeaj tregon se bashkëbiseduan mbi çështje të rëndësishme të procesit të Integrimit Europian të Shqipërisë, përmbushjën e parakushteve dhe rrugën që duhet të ndjekë politika shqiptare në këtë proces.
“Reformat e ndërmarra nga PD në shërbim të qytetarëve, reforma Administrativo-Territoriale dhe reforma Zgjedhore janë hapa konkretë qe duhet dhe do të sjellin produkte të prekshme për shqiptarët.
E siguruam Krichbaum për qëndrimin e palëkundur dhe vendimet e marra pa kthim pas të PD në rrugën e saj drejt të ardhmes, me fokus në shërbim të qytetarëve dhe demokracisë”, shkruan Alibeaj.
Kujtojmë se në maj të këtij viti Krichbaum, tha në emër të CDU, se ata nuk do të bashkëpunojnë me PD, nëse drejtimin e saj e merr Sali Berisha. Ai deklaronte se nëse Berisha merr Partinë Demokratike do angazhohej që të pezulloheshin procedurat për anëtarësim në nivel të Partisë Popullore Evropiane. Berisha tha se ai është një qëndrim personal në i deputetit të Budentstagut, ndërsa vijoi se ndjen keqardhje nëse Krichbaum mendon se mund të ndërhyjë në procesin e zgjedhjeve të PD-së. Dhe këtë po bëjnë, pasi nuk po e presin Sali Berishën në asnjë takim, duke njohur Alibeajn si përfaqësues të PD-së.
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
83.6%
-
Të gabuar
12.8%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 304
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VanHorn takohet me deputetët Shehi, Alibeaj e Shehaj, shqetësime për zgjedhjet e 2025! LZHK: Takimi i dy Kuvendeve, pozitiv nëse s’është për qëllime elektorale
20 Dhjetor, 12:44
-
Pr/ligjet e miratuara në Kuvend/ Rimbursohen profesionistët e lirë që paguan këstet e tatim-fitimit! Ngrihet shërbimi rezervist
19 Dhjetor, 23:23
-
Dështon seanca e pajtimit mes Gazment Bardhit dhe ish-kryepolicit të Shkodrës
19 Dhjetor, 13:03
-
Kuvend/ Falja e gjobave, Bardhi akuzon Spiropalin dhe PS: Jeni në shkelje të Kushtetutës dhe ligjit, ka efekte financiare, duhen diskutime sipas afatit
19 Dhjetor, 10:50
-
Media gjermane pranon se artikujt për Portin e Durrësit ishin të gabuara dhe i tërheq mbrapsht
17 Dhjetor, 21:04
-
Marina e Durrësit dhe zhvendosja e portit aktual në Porto Romani, PD kërkon komision hetimor! E firmosin 39 deputetë (EMRAT)
17 Dhjetor, 14:45
-
Bardhi denoncon zv/kryeministren: Vetëm me firmën e Ballukut ndodhin vjedhje dhe skandale të tilla, çfarë duhet më shumë për të mbajtur përgjegjësi?!
15 Dhjetor, 19:13
-
Odiseja e 'Xhaçkës' s'ka fund! Bardhi kërkon rivotim në Kuvend! Vë në dijeni dhe ambasadat
13 Dhjetor, 14:22
-
'Ty të njoh si ushtar i Troplinëve të Durrësit', Bardhi akuza ndaj ministrit Vengu: Ti e di shumë mirë, je një zar! Të kanë sjellë bandat
12 Dhjetor, 19:22
-
Tensione dhe sherr në Parlament, Gogu i përgjigjet Bardhit: Laje gojën nga akuzat për babin e Zenit dhe Nokën, pastaj merru me PS
12 Dhjetor, 18:30
-
Debate në Kuvend për Opinionin e Venecias për Xhaçkën/ Bardhi: Shpikët një opinion që nuk ekziston! Bushka: Autonomia parlamentare fitoi të drejtën
12 Dhjetor, 12:53
-
Kuvend/ PS rrëzon me votë interpelancën me Ramën për 'Becchetin', e kërkoi PD! Spiropali: Eshtë shpifje! PDIU shpëton PS, votohen projektligjet
12 Dhjetor, 07:50
O Salhe BAJGA a do mo ? Gjith Bota stë njef e s'bashkëpunon me ty mor hajvon. Apo ti do bosh fanarin e pa shuar në brigjet e Viçidolit o Salhe gamori. Edi Rama ju a RRASI gjith atë lloi prasi ty dhe Like floririt. E vrima do ju djegi sa të jeni gjall o Salheu pall. Edi Rama çun Tirone Kurse ti malok mejhone. Falemnderit për mirkuptimin o Salhe komonisti e Ilir spiuni që gjith jetës Edi Ramës do ja rini.
Përgjigju