Sherri mes nxënëseve në Tiranë, reagon Shkolla ‘Kongresi i Manastirit’: I kemi kërkuar policisë të hetojë ngjarjen

Sherri mes nxënëseve në Tiranë, reagon Shkolla ‘Kongresi i Manastirit’: I kemi kërkuar policisë të hetojë ngjarjen

1677246209_finalprojekt.01130609.Still023.jpg

Drejtuesit e shkollës ‘Kongresi i Manastirit’ kanë reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur mes disa nxënësve të kësaj shkolle të cilat janë konflifktuar mes tyre. Sipas drejtuesve të shkollës, ngjarja ka ndodhur më 15 shkurt, në vendin e quajtur ‘Pallati Dilo’ rreth një kilometër larg shkollës, pra jo në ambientet e shkollës.

Megjithatë bëhet me dije, se shkolla i ka kërkuar nga policia e shtetit që ta hetojë dhe të marrë masa për atë që ka ndodhur. Sipas drejtuesve, asnjë nga vajzat nuk e ka raportuar askund ngjarjen, as tek prindërit  e tyre, megjithatë shkolla ka vënë në dijeni prindërit nga strukturat e shkollës dhe ata janë paraqitur menjëherë në shkollë me fëmijët e tyre.

‘Sot në orën 14:45 nga rrjetet sociale jemi vënë në dijeni të një ngjarjeje të rëndë, e cila demonstrohet nëpërmjet një videoje, ku disa vajza dhunojnë njëra-tjetrën.

Në përshkrimin e lajmit të dalë në disa media thuhet se kjo ngjarje ka ndodhur në mjediset e shkollës sonë, “Kongresi i Manastirit”.

Sipas informacioneve që siguruam nga prindërit e vajzave, ngjarja ka ndodhur në datën 15 shkurt 2023 në orën 14:00 në vendin e quajtur “Pallati Dilo” rreth një kilometër larg shkollës sonë. Pra theksojmë se kjo ngjarje nuk ka ndodhur në ambientet e shkollës sonë.

Pavarësisht këtij fakti, shkolla u vu menjëherë në lëvizje dhe u bë verifikimi i menjëhershëm i ngjarjes së ndodhur dhe ka kërkuar nga policia e shtetit që ta hetojë dhe të marrë masa për atë që ka ndodhur.

Asnjëra nga vajzat nuk e kanë raportuar askund ngjarjen, as tek prindërit  e tyre, megjithatë shkolla jonë ka vënë në dijeni prindërit janë nga strukturat e shkollës dhe ata janë paraqitur menjëherë në shkollë me fëmijët e tyre.

Vëmë në dukje se i gjithë stafi i shkollës sonë, mësuesit, shërbimi psiko-social, oficeri i sigurisë, inspektori i zonës, gjithnjë jemi shumë të ndjeshëm dhe të kujdesshëm për të tilla raste, kur bëhet fjalë për mirëqenien fizike dhe mendore të nxënësve tanë, e cila është një prioritet absolut i yni.

Sigurojmë të gjithë nxënësit dhe prindërit që shkolla jonë do të jetë gjithnjë mjaft e prerë në vendimet ndaj çfarëdo lloj ngjarjeje apo fenomeni negativ që konstatohet nga ana jonë në ambientet e shkollës sonë, dhe jo vetëm.’- thuhet në reagimin zyrtar të shkollës ‘Kongresi i Manastirit’.


Lajmi kryesor:

E rëndë në Tiranë! Sherr mes vajzave të një shkolle 9-vjeçare, zihen me grushte e shkelma dhe shajnë njëra-tjetrën! Shoqërohen bashkë me prindërit në Polici (VIDEO)


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi urdhëron ekstradimin në SHBA të ish-bosit koreanojugor të kompanisë së kriptomonedhave

Mali i Zi urdhëron ekstradimin në SHBA të ish-bosit koreanojugor të kompanisë së kriptomonedhave