Sherri mes Robert Berishës dhe Tunës, flet Patrisi për herë të parë: Të gjithë të shohin shtëpitë dhe gratë e tyre…

Sherri mes Robert Berishës dhe Tunës, flet Patrisi për herë të parë: Të gjithë të shohin shtëpitë dhe gratë e tyre…

Patris Berisha, bashkëshorti i Tunës dhe vëllai i Robert Berishës

Është tashmë publike dhe e njohur për të gjithë se mes Robert Berishës dhe kunatës së tij Tuna, nuk ka asnjë lloj kontakti apo respekti reciprok.

Pak ditë më parë, Roberti tha se nuk shkon as në ditëlindjet e familjes për shkak të saj.  Ndërkohë që Patrisi, i vëllai i Robertit dhe njëherazi bashkëshort i Tunës, ka qendruar i tërhequr dhe s’ka pranuar të përfshihet publikisht në këtë debat. Por duket se qetësia i ka lenë vendin deklaratave të forta nga Patrisi, i cili thotë se çdo njeri duhet të shohë familjen dhe bashkëshorten e tij.

 “Secili njeri ka të drejtë të shprehet dhe të thotë mendimin e tij. Ne e kemi një thënie në Kosovë: ‘Heta i shikon punët e veta’, kështu që secili duhet të shohë shtëpinë e vet, gruan e vet. Unë shoh gruan time. Nuk bie pre e mediave dhe as portaleve. Jam shumë krenar për Tunën që ka ditur të menaxhojë situata të tilla, sulmet e mediave dhe në asnjë moment nuk e ka humbur përqëndrimin si nënë. Ne themi me shaka ‘vëllau si shkjau, kur do të nënçmosh serbin, i themi shkjau dhe e kemi me shaka këtë. Vëllai ka vendin e vet, gruaja vendin e vet. Unë kam familjen time për mua më e rëndësishme është gruaja dhe djali im seçdo gjë tjetër në botë. Tuna dhe Tiani janë dy personat më të rëndëësishëm në jetën time, me gjithë respektin për të gjithë familjarët”, ka thënë ai në studion e ‘Xing me Ermalin’.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)