E mban larg syrit të publikut, Robert Berisha flet për herë të parë për vajzën e tij të madhe

E mban larg syrit të publikut, Robert Berisha flet për herë të parë për vajzën e tij të madhe

Moderatori Robert Berisha ka folur si rrallë herë për jetën e tij personale. I ftuar në ‘ATV’, Roberti zbuloi për herë të parë se pse e ka mbajtur vajzën e tij të madhe jashtë syrit të kamerave, e cila sot është 17-vjeç.

Ai tregoi se arsyeja kryesore ka qenë mosha e saj, ndërsa shtoi se ka dashur që ajo fillimisht të rritej dhe më pas të vendoste vetë nëse do të dëshironte të ishte një person publik apo jo.

“Shumë prej jetës private kam treguar, ndoshta këtë nuk kam pasur qejf për ta treguar, sepse ndoshta as ajo nuk ka qenë gati. Kam pasur qejf të rritet njëherë, që të jetë e gatshme ajo me thënë “babë, a ke qejf tani ti me u bë  publike”. Tashmë është rritur dhe normal që komunikojmë, edhe normal ka pranu, edhe normal që unë që vjet për datëlindje kur i ka bërë 16 vjet, e kam postu”, rrëfeu Roberti.

Kujtojmë se Berisha ka edhe një vajzë tjetër, Renne, të cilën e ka me këngëtaren e njohur Nora Istrefi.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)