VLORE - Një sherr në të cilin u përfshinë katër persona ka përfunduar në përplasje të armatosur mes tyre, ku pas mesnatës janë dëgjuar të shtëna me armë në një bilardo.
 
Ngjarja u shënua në qytetin bregdetar të Vlorës ku pas një sherri mes të rinjve të cilët ndodheshin në një bilardo pranë pikës së kontrollit të automjeteve, katër të përfshirët në konflikt kanë qëlluar me armë por fatmirësisht pa të lënduar.
 
Pas sherrit autorët janë larguar nga bilardo, ndërsa policia ka shoqëruar dy persona të cilët dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen.
 
Prania e personave të armatosur në lokale, klube nate apo në rastin konkret në një bilardo është kthyer në një shqetësim të ndjeshëm, ku sherret mes të rinjve, përgjithësisht edhe pas konsumimit të pijeve alkoolike, kthehen në përplasje me armë. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)