Sherri në Bruksel, Rama ironi me PD: Ai momenti kur të vjen zor për komshiun

Sherri në Bruksel, Rama ironi me PD: Ai momenti kur të vjen zor për komshiun

Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas debateve dje në Bruksel, ku opozita kërkoi përjashtimin e Taulant Ballës nga tryeza e punimeve, pasi sipas tyre është i lidhur me krimin.

Rama përmes një fotoje në rrjetet sociale ka ironizuar bojkotin e opozitës, pasi u largua nga salla e PE-së, nuk jo nga dreka e përbashkët në të cilën i pranishëm ishte edhe kryetari i grupit të PS, Balla.

Kryeministri shoqëron foton me statusin ‘Ai momenti kur të vjen zor për komshiun që të ka rënë për hise…”.

Dje deputetët e PD kanë kërkuar në Bruksel përjashtimin e Ballës nga Komisioni i Përbashkët Ndërparlamentar Shqipëri-BE, por pas reagimit të Ballës, duke i quajtur shpifës, deputetët opozitarë kanë braktisur mbledhjen.

Raportuesi për Shqipërinë, Fleckenstein reagoi duke deklaruar se 'Nuk jam prokuror, vërtetoni akuzat’’. Ndërsa Përfaqësuesi i së djathtës europiane Eduard Kukan shprehu keqardhje për bojkotin e opozitës, ndërsa bëri thirrje që këto çështje t’i zgjidhin në Tiranë.

Statusi i publikuar nga kryeministri Rama

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille